LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i autobusit të aksidentuar me mërgimtarët kosovarë, dërgohet në burgun e Pozhegës

Shoferi i autobusit të aksidentuar me mërgimtarët kosovarë, dërgohet në burgun e Pozhegës

Policia kroate ka dhënë disa informacione të reja në lidhje me aksidentin e rëndë të autobusit, që ndodhi të dielën afër Sllavonski Brodit, ku humbën jetën 10 persona.

Sipas mediave kroate, policia e atjeshme ka bërë të ditur se shoferi i autobusit është dërguar në vuajtje të paraburgimit.


“Dje (27 korrik), gjyqtari hetues fillimisht mori në pyetje 52-vjeçarin dhe më pas atij iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Në të njëjtën ditë, i pandehuri u dorëzua në burgun Pozhegas”, njofton Policia, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, dje pesë pasagjerë të autobusit që u aksidentua të dielën në Kroaci, e ku humbën jetën 10 udhëtarë, sot pasdite janë sjell në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Sllavonski Brod për t’u marrë në pyetje.

Portali lokal kroat “SB online” ka publikuar detajet e marrjes në pyetje të dëshmitarëve nga zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut në Sllavonski Brod.

“Ne morëm në pyetje tre nga pesë pasagjerët që erdhën në Gjykatën e Qarkut. Vetëm tre prej tyre u morën në pyetje, sepse ata po prisnin urgjentisht për transport në Kosovë, dhe ne nuk përkthyes për ata të dy”, ka thënë zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut, Franjo Kopuniq, përcjell Telegrafi.

Avokati mbrojtës: Është dezinformatë se shoferi i autobusit ka thënë se kishte fjetur pranë timonit
Lexo po ashtu Avokati mbrojtës: Është dezinformatë se shoferi i autobusit ka thënë se kishte fjetur pranë timonit

Ndërsa, avokati mbrojtës i shoferit të autobusit të aksidentuar të dielën në Kroaci ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë, që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, dje ka mohuar zërat se klientin e tij e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit, derisa ai ishte pranë timonit.

Ljubo Pvasoviq Viskoviq, avokati i shoferit 52-vjeçar të autobusit kosovar në të cilin u mbytën 10 persona të shtunën në Kroaci, ka komentuar në portalin kroat ‘RTL Danas’ ngritjen e kallëzimit penal ndaj klientit të tij për shkaktimin e aksidentit dhe caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër shoferit .

I  pyetur nëse ishte e vërtetë që shoferi deklaroi se e zuri gjumi derisa ishte duke vozitur, Viskoviq tha se kjo është dezinformatë, transmeton Telegrafi.

“Kjo u shfaq në ajër si dezinformatë dhe është e pasaktë. Ai nuk ka thënë asgjë deri më tani. Unë nuk do të flas për mënyrën se si do të mbrohemi. Është shumë herët, zotëria është tronditur nga tragjedia dhe ka heshtur tash për tash”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori