LAJMI I FUNDIT:

Avokati mbrojtës: Është dezinformatë se shoferi i autobusit ka thënë se kishte fjetur pranë timonit

Avokati mbrojtës: Është dezinformatë se shoferi i autobusit ka thënë se kishte fjetur pranë timonit

Mbrojtja e shoferit të autobusit të aksidentuar të dielën në Kroaci ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë, që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, ka mohuar zërat se klientin e tij e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit, derisa ai ishte pranë timonit.

Ljubo Pvasoviq Viskoviq, avokati i shoferit 52-vjeçar të autobusit kosovar në të cilin u mbytën 10 persona të shtunën në Kroaci, ka komentuar në portalin kroat ‘RTL Danas’ ngritjen e kallëzimit penal ndaj klientit të tij për shkaktimin e aksidentit dhe caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër shoferit .

Avokati Viskoviq tha se tre dëshmitarë u morën në pyetje dhe shtoi se nuk dëshiron të flasë për ato që ata deklaruan.

“Këto janë çështje sekrete. Ne nuk na lejohet t’i bëjmë publike. Ata nuk kanë ndonjë informacion të rëndësishëm në lidhje me rezultatin e procedurës”, tha ai.

Kur u pyet nëse ishte e vërtetë që shoferi deklaroi se e zuri gjumi derisa ishte duke vozitur, Viskoviq tha se kjo është dezinformatë, transmeton Telegrafi.

“Kjo u shfaq në ajër si dezinformatë dhe është e pasaktë. Ai nuk ka thënë asgjë deri më tani. Unë nuk do të flas për mënyrën se si do të mbrohemi. Është shumë herët, zotëria është tronditur nga tragjedia dhe ka heshtur tash për tash”, tha ai.

Detaje nga dëshmia në Gjykatë e udhëtarëve të autobusit që u aksidentua në Kroaci
Lexo po ashtu Detaje nga dëshmia në Gjykatë e udhëtarëve të autobusit që u aksidentua në Kroaci

Avokti Viskoviq gjithashtu komentoi nëse Kosova mund të ndërmarrë veprime penale kundër shoferit dhe tha se në një nivel teorik gjëra të tilla kishin ndodhur në të kaluarën.

“Ka pasur disa aksidente ku vendet nga të cilët ishin të akuzuarit dhe viktimat kanë marrë përsipër procedimin penal. Unë nuk e di nëse Kroacia ka një marrëveshje të këtij lloji me Kosovën në këtë moment. Është një opsion që është në tryezë, do të shohim nëse do të ndodhë”, tha ai.

“Nëse provohet fajësia, çdokush i gjykuar në Kroaci dhe një shtetas i një vendi tjetër mund, në kushte të caktuara, të kërkojë të vuajë dënimin e tij në vendin ku banon. Nëse vie te një gjë e tillë, ne do ta shqyrtojmë atë mundësi”, tha Pavasoviq Viskoviq.

Ai gjithashtu tha se informacioni se shoferi ishte i njohur më parë për policinë nuk ishte i saktë.

“Në ngjarje si kjo, të cilat mbulohen shumë nga media, keni një kakofoni informacioni që vjen nga burime të ndryshme. Ai nuk është i njohur për policinë më parë, ai është një njeri me një biografi të përkryer deri më tani. Është dezinformim, sikurse edhe tregimi se ka fjetur pranë timonit”, tha ai.

Pavasoviq Viskoviq gjithashtu tha se sigurisht që shoferi do të paraqis mbrojtjen e tij në të ardhmen.

“Në këtë moment nuk do të spekuloja shumë për këtë, sepse ai është i tronditur nga gjithçka që ndodhi. 10 vetë vdiqën dhe ai nuk mendoi aq shumë për fatin e tij, sesa për atë që ndodhi rreth tij. Ne me siguri do të vendosim në një moment si do të mbrohemi, por është akoma herët”, përfundoi Pavasoviq Viskoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori