Shmang Man Cityn dhe Liveproolin - Mbappe zgjedh skuadrën londineze si kampion i ardhshëm i Anglisë

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé, ka komentuar mbi garën për titullin në Ligën Premier këtë sezon, duke përmendur tre emrat kryesorë dhe duke veçuar Arsenalin si një skuadër me potencial të madh.
Liverpooli e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, me tri fitore në po aq ndeshje, përfshirë edhe triumfin e fundit ndaj Arsenalit.
Megjithatë, Mbappé mendon se “Topçinjtë” mbeten një nga pretendentët kryesorë.
“Sigurisht, Liverpooli duhet përmendur para së gjithash, sepse ata janë të etur të fitojnë një titull pas tjetrit".
“Por kam shpresa të mëdha edhe për Arsenalin. Bërthama e skuadrës ka kohë që luan së bashku dhe kjo është një armë shumë e fortë në futboll. Natyrisht, edhe Manchester City është gjithmonë favorit, me Guardiolën dhe Haalandin që bëjnë diferencën”, deklaroi Mbappe.
I pyetur se kë do të shihte si kampion, Mbappe, që njihet si tifoz i Arsenalit në fëmijëri, zgjodhi këtë klub.
“Është e vështirë të zgjedhësh. Ndoshta Arsenali, ndoshta ky do të jetë viti i tyre. Sigurisht që do të ishte më e thjeshtë të thoja Man City ose Liverpool, por mendoj se Arsenali ka shanset e veta reale”, deklaroi francezi. /Telegrafi/




















































