ASHMAA: Anketat mbyllen më 24 shtator, ndërsa heshtja zgjedhore fillon nga 28 shtatori
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) u kujton transmetuesve se rezultatet e anketave të opinionit publik në lidhje me referendumin mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për votim. Prandaj, rezultatet e anketave të opinionit mund të publikohen deri më 24 shtator 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga ASHMAA, heshtja e referendumit fillon 48 orë para votimi, gjegjësisht më 28 shtator 2018 dhe mbaron me mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00 më 30 shtator. Gjatë heshtjes zgjedhore duhet të ndalojnë të gjitha format lidhur me referendum.
ASHMAA u bënë thirrje të gjithë transmetuesve që për më shumë detaje të konsultohen me Drejtorinë për transmetim të mediave për kohën e referendumit, e shfaqur në ueb faqen e Agjencisë.
Nga Agjencia thonë se javën tjetër do ta publikojnë raportin për konstatimin e shkeljeve dhe raporti i parë mbi mbulimin mediatik të referendumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251