Klinika e Radiologjisë në QKUK ka reduktuar listën e pritjes për trajtimin e pacientëve në rezonancë magnetike nga një vit në tre muaj. Këto lista priten të zvogëlohen edhe më shumë pasi që kjo klinikë të pajiset me një aparat tjetër të rezonancës të cilin e ka blerë Ministria e Shëndetësisë.
Shemsije Xhemajli po pret që të hyj në rezonancë magnetike të cilën e ofron Klinika e Radiologjisë në QKUK. Për këtë shërbim, Xhemajli thotë se ka pritur dy muaj.
Ajo shton se në pamundësi që të pres, burri i saj një shërbim të tillë e kishte marrë në një klinikë private.
“Kam pritur për rezonancë magnetike për rreth dy muaj. Edhe burrit pas tre muajsh ia kanë caktuar rezonancën pas tre muajsh, por ai shkoi privat e bëri”, tha për RTV Dukagjinin, Shemsije Xhemajli.
Sikur Xhemajli ka edhe pacientë të tjerë, të cilët, nëse caktojnë termin në muajin qershor të 2019-s, do të kenë mundësi për rezonancë magnetike në muajin gusht.
Pavarësisht këtyre pritjeve që zgjasin deri tre muaj, në klinikën e Radiologjisë thonë se pacientët kanë pritur deri në një vit për të bërë rezonancën magnetike.
Drejtori i Klinkës së Radiologjisë, Bujar Gjikolli, tha për RTV Dukagjinin, se punonjësit e kësaj klinike po punojnë në fundjavë dhe jashtë orarit të punës.
“Kemi arritur që listën e pritjes që ka qenë për rreth një vit, e kemi reduktuar në një, deri tre muaj pritje. Ne kemi organizuar edhe orar pune shtesë, ku ftojmë pacientët nga lista e pritjes dhe vazhdojmë punën edhe gjatë fundjavës”, tha Bujar Gjikolli.
Gjikolli shtoi se klinika e Radiologjisë gjatë një ditë pranon rreth 40 pacientë që kanë nevojë për shërbimin e rezonancës.
“Ne kemi kërkesa mjaft të mëdha. Vazhdimisht lajmërohet 40 deri 60 pacientë në ditë por ne arrijmë të kryejmë dyzetë”, shtoi më tej Bujar Gjikolli, përcjell Telegrafi.
QKUK pritet të pajiset edhe me një aparat tjetër të rezonancës magnetike, të cilin e ka blerë Ministria e Shëndetësisë.
Në këtë klinikë punohet vetëm me një rezonancë, ndërsa shërbimet i kërkojnë qytetarët nga gjitha komunat e Kosovës./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
“Daily Mail” shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Viti, vidhet një kasafortë me para
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur