LAJMI I FUNDIT:

Shkupi pajiset me një qendër tregtare në rangun e metropoleve evropiane – East Gate Mall

Shkupi pajiset me një qendër tregtare në rangun e metropoleve evropiane – East Gate Mall

Sot në Shkup është hapur zyrtarisht EAST GATE MALL, një investim me vlerë prej 103 milionë eurosh. Porta e qendrës së re tregtare në Shkup është e hapur për të gjithë vizitorët, nga vendi dhe rajoni i afërt, të cilët i pret oferta më e pasur për blerje dhe argëtim në vend dhe më gjerë.

Që sot, East Gate Mall është dëshmi e dukshme e planit të zbatuar me sukses të vizionit të krijuesve për të krijuar një gjigant gjithëpërfshirës, i cili shtrihet në 5 nivele, si dhe për të realizuar pozicionimin e kryeqytetit në hartën evropiane dhe atë botërore për blerje.


Si zemra e re e Shkupit, duke nisur që sot, East Gate Mall është përkufizimi i ri i një qendre tregtare origjinale, unike dhe shumëqëllimëshe, në nivel të kryeqyteteve evropiane, i cili dallohet me një koncept modern arkitektonik dhe një gjeneratë të re të dizajnit të enterierit për objekte komerciale, të cilat e paraqesin qendrën tregtare në një dritë unike.

Parashikimet tregojnë një numër vjetor prej rreth 12 milionë vizitorësh dhe duke filluar që sot, East Gate Mall do të mirëpresë çdo vizitor me mesazhin, “Qendra je ti”.

Fokusi i kësaj motoje janë qiramarrësit dhe vizitorët, të cilët janë frymëzimi për të gjitha aktivitetet e qendrës tregtare, e cila i përmbush të gjitha pritshmëritë e vizitorëve për sa i përket argëtimit, gastronomisë, shërbimeve dhe vendit për çdo ditë. Me pak fjalë, një ofertë e shkëlqyer e një kryeqyteti të ri tregtar.

East Gate Mall, e vendosur vetëm 5 minuta nga qendra e qytetit dhe ngjitur me autostradën M4, është krijuar me ndihmën e mbi 2500 punonjësve dhe shquhet për përmasa gjigante, me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 160.000 m2 dhe një hapësirë për qiramarrje prej rreth 57.000 m2. Në kuadër të tij ka 2000 vende parkimi, 220 dyqane që ofrojnë një zgjedhje prej mbi 600 markash, nga të cilat 40 janë krejt të reja, që prezantohen për herë të parë në vend.

Mes markave të shumta në qendër, është hapur dyqani më i madh i Zara në Ballkan, (Zara dhe Zara Home), si dhe emra të njohur botërorë dhe rajonalë si Reserved, Mohito, Sinsay, Cropp, House, Armani Exchange, Calvin Klein, Kiko Milano, Pandora, Mango Man-Woman-Kids, XYZ, Patrizia Pepe, XYZ, Valentino, Tods, Furla, Neptun Electronics, Dsquared2, Massimo Dutti, De Facto, Madame Coco, Babor Cosmetics, Prenatal, Reserved, Oysho, The Athlete’s Foot, Twinset dhe shumë të tjera.

“Nga dita e sotme, East Gate Mall ndryshon me 360 shkallë konceptin se çfarë është një qendër tregtare në çdo stinë të vitit dhe kështu bëhet destinacioni më tërheqës për vizitorët nga vendet fqinje. Përgjegjësia për të hapur qendrën East Gate Mall në kohë është një sukses i madh dhe vërtet domethënës, ndaj është kënaqësia ime personale të jem në krye të stafetës në menaxhimin e respektimit të të gjitha afateve dhe rregullave në ndërtimin e këtij objekti të mrekullueshëm. Që sot e tutje, East Gate Mall do të jetë qendër e blerjeve dhe argëtimit, si magneti i fundit për të gjithë vizitorët vendas dhe rajonalë, të cilët mezi i presim për t’u dëshiruar mirëseardhjen,” tha Igor Davkov, Drejtori Ekzekutiv i Skopje East Gate.

Në muajt e ardhshëm, publiku mund të presë koncepte origjinale dhe përmbajtje unike për pothuajse të gjitha gjeneratat dhe shijet, me çka do të shfaqet ideja e transformimit dhe lidhjes së East Gate Mall si sinonim i një oaze të vërtetë blerjeje, e cila do të vizitohet çdo ditë nga mijëra vizitorë.

Që sot e tutje, East Gate Mall do të jetë një destinacion blerjeje për të përmbushur gjithçka që dëshiron dhe pret konsumatori i informuar bashkëkohor, të cilit, për të hulumtuar çdo korridor dhe dyqan në qendër do t’i duhen 18 orë.

“Me krenari ju dëshirojmë mirëseardhjen në hapjen e objektit tregtar më të madh në historinë e këtij vendi dhe një prej qendrave tregtare më të mira në Ballkan. Gjithçka filloi me ëndrrën për të krijuar gjeneratën e re të një qendre tregtare evropiane të nivelit të lartë, e cila ofron vende pune për mbi 1500 njerëz dhe që jemi të sigurt se do të jetë një pikë referimi jo vetëm për qytetin e Shkupit, por edhe për një pjesë të madhe të rajonit të Ballkanit. Si një projekt komercial, East Gate Mall është projektuar duke iu dhënë rëndësinë më të madhe njerëzve, nevojat dhe ëndrrat e të cilëve janë në qendër të zhvillimit tonë,” tha Sotirios Janakudakis, Menaxher i East Gate Mall.

East Gate Mall është një investim i Grupacionit Balfin, portofoli i të cilit mbulon shumë sektorë, si pasuritë e paluajtshme, turizmi, energjia, bankat dhe shumë të tjerë. Grupacioni Balfin është i pranishëm në tregun austriak, shqiptar, kosovar, boshnjak, maqedonas, holandez dhe malazez.

Shuma e përgjithshme e investimit të projektit Skopje East Gate është 350 milionë euro.