Kur jemi ne prag të sezonit të ri futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë se Veriut, të gjitha klubet e kanë paraqitur stadiume me licencë për sistemin VAR dhe me kushte të përshtatshme, me përjashtim të stadiumit në Çair ku luan FC Shkupi, njofton Telegrafi.

Stadiumi i FC Shkupit në Çair për momentin nuk i plotëson kushtet për implementimin e sistemit VAR, për shkak se klubi nuk bashkëpunon me FFM-në.


Për të implementuar sistemin në këtë stadium, janë të nevojshme platforma për pozicionimin e kamerave si dhe një dhomë teknike. Dhoma qendrore e VAR-it, që do të monitorojë të gjitha vendimet e gjyqtarëve në ndeshjet e LPFM-së, ndodhet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kreu i FFM-së, Masar Omeragiq, ka bërë të ditur se FC Shkupi duhet të gjejë një zgjidhje për të përfunduar të gjithë procesin e implementimit të sistemit VAR në “Çair”, përndryshe klubi do të detyrohet të kërkojë stadium tjetër  që i plotëson kushtet.

Mësohet se Shkupi ka kërkuar ndihmë në Gostivar, aty ky ndeshjet do ti luajë KF Arsimi, por nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Kujtojmë se Shkupi ndeshjen e javës së parë e luan në Tetovë kundër Shkëndijës, ndërsa ndeshja e javës së dytë ku do të jetë nikoqir do ta luajë kundër Sileksit. /Telegrafi/

telegrafi sport app