LAJMI I FUNDIT:

Shkup, tetë zjarre gjatë natës së ndërrimit të viteve

Shkup, tetë zjarre gjatë natës së ndërrimit të viteve

Tetë zjarre janë regjistruar në territorin e Bashkisë së Shkupit gjatë kohës së ndërrimit të viteve.

Siç thonë për AIM nga Njësiti territorial kundërzjarreve, ekipet kujdestare kanë intervenuar prej orës 19:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Disa zjarre janë shkaktuar nga djegia e kontejnerëve, ndërsa në një rast është shkaktuar nga djegia e oxhakut. Gjithashtu zjarre ka pasur për shkak të defekteve në shtylla elektrike”, thonë nga Njësia a zjarrfikësve.

Ata thonë se dëmi nga kontejnerët e djegur vlerësohet rreth 60 mijë denarë./Telegrafi/