LAJMI I FUNDIT:

Shkup, Propozim-ligji për mbrojtje sociale sot në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale

Shkup, Propozim-ligji për mbrojtje sociale sot në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale

Propozim-ligji për mbrojtje sociale sot do të gjendet para deputetëve në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale.

Për këtë propozim-ligj javën e kaluar u mbajt diskutim publik në Komision, në të cilin organizatat joqeveritare bënë apel për miratim urgjent të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, tha se reformat me këtë ligj do të jenë në rritjen e ndihmës financiare sociale dhe decentralizimin e shërbimeve sociale, me shpërndarjen e tyre në pushtetin lokal, qendror dhe sektorin joqeveritar.

Ajo tha se ligji nuk ka filluar nga 1 janari për arsye të panjohura./Telegrafi/