Familjarët e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” protestuan edhe sot në Shkup. Kërkesave të tyre për rigjykim të rastit dhe zbardhjen e tij të plotë iu bashkuan edhe organizata të tjera, veteran të luftës dhe intelektual. Familjarët dhe protestuesit kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe në përfaqësitë diplomatike.
“Kërkojmë reforma thelbësore në gjyqësorin e Maqedonisë, rikualifikim, rigjykim dhe kompensim të gjitha rasteve për të cilat opinioni mendon se janë prodhim i kuzhinës politike”, deklaroi Shpëtim Pollozhani, Shoqata e ish të burgosurve politik .
“Të mundohemi deri në fund që rastin e Kumanovës ta zbardhim dhe t’i japim epilog të drejtë juridik. Mos të presim nga këta epilog të drejtë juridik sepse këta kanë bërë një akuzë për terrorizëm. Kanë luftuar deri në pikën e fundit për t’u mbrojtur nga një terror që e ushtroi pushteti i atëhershëm OBRM-PDUKM-BDI”, tha Hisni Shaqiri, ish deputet.
Protestës së familjarëve iu bashkuan edhe deputet të Lëvizjes Besa. Pas protestës në shesh, protestuesit vazhduan para Gjykatës Penale ku edhe adresuan kërkesat e tyre. Për rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë, Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet.
Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Në konfliktin e armatosur më 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë u vranë 8 pjesëtarë të policisë, 10 anëtarë të grupit që ishte prezantuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare si dhe u dogjën dhe shkatërruan dhjetëra shtëpi./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City