LAJMI I FUNDIT:

Shkronja M në pëllëmbë mund të sjellë lumturi ose fatkeqësi: E gjitha varet nga cila dorë është

Shkronja M në pëllëmbë mund të sjellë lumturi ose fatkeqësi: E gjitha varet nga cila dorë është

Nuk është e njëjtë për njerëzit djathtakë dhe për ata mëngjarashë!

Nëse linjat në pëllëmbën tuaj formojnë shkronjën M, mund t’ju interesojnë puna si gazetaria, shkrimi ose arsimi.


Për më tepër, njerëzit që kanë këtë shkronjë në dorë janë të shkëlqyeshëm në fitimin e parave, kryesisht sepse zgjedhin karriera që kërkojnë vetëdisiplinë dhe vetëmotivim të madh, transmeton Telegrafi.

Njerëzit që kanë shkronjën M në pëllëmbë të dorës janë udhëheqës të shkëlqyeshëm, ata kanë një intuitë të theksuar, kështu që lehtë mund të “zbuloni” kur dikush ju gënjen ose përpiqet t’ju mashtrojë.

Përveç kësaj, nëse i keni këto linja në pëllëmbën e dorës, është shumë e mundur që t’ju interesojnë gjëra të tilla si zgjidhja e mistereve ose politika.

Mirëpo, edhe pse konsiderohet se shkronja M sjell vetëm gjëra pozitive në jetë, është gjithashtu e rëndësishme nëse është në pëllëmbën e majtë apo të djathtë.

Besohet se shkronja M në pëllëmbën e majtë te njerëzit djathtakë përfaqëson tiparet e karakterit, personalitetin dhe fatin, ndërsa te njerëzit mëngjarashë është e kundërta, domethënë është mirë nëse është në pëllëmbën e djathtë.

Gjithashtu, besohet se është fat i keq nëse shkronja M është në pëllëmbën e dorës me të cilën shkruani.

Megjithatë, mbase nuk duhet marrë shumë seriozisht, pasi ka njerëz që pretendojnë se secili prej nesh ka shkronjën M të formuar nga linjat në pëllëmbën e tij…

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori