LAJMI I FUNDIT:

Shkrim për festivalin e muzikës rock, “Boom ‘84” në Prishtinë

Shkrim për festivalin e muzikës rock, “Boom ‘84” në Prishtinë
Violeta Rexhepagiqi në BOOM ‘84
-->

Në vitin 1984, revista më e njohur për muzikën rok në Jugosllavi, “Dzuboks”, boton një shkrim për festivalin Boom të Prishtinës. Autor është gazetari Sasha Pantiq që po ashtu ka shkruar për revistën e atëhershme “ITD”. Telegrafi sjell të plotë atë shkrim.

Në sallën universale të Pallatit të Rinisë “Boro dhe Ramizi” në Prishtinë, para tremijë të rinjve këtë vjeshtë u mbajte festivali i katërt krahinor i ansambleve vokalo-instrumentale të muzikës pop dhe rok nga Kosova, i cili në shumë aspekte ishte tradicional: me zërim të mirë, interpretim të mirë, me efekte korrekte ndriçimi, me atmosferë të veçantë të publikut…

“Në pjesën e parë të programit u paraqitën grupet: “Kivi”, “Oaza”, “Hareja”, “Pashçad”, “Seleksioni 039”, “TNT”. Secili grup publikut ia paraqiti disa këngë. Mbresat më të mirë dhe më shumë duartrokitje morën: “Kivi”, “Pashqad”, “Seleksioni 039”, derisa grupi “TNT” nga Mitrovica e Titos ishte befasi e vërtet e mbrëmjes. Me 15 minutat e tyre të interpretimit kanë dëshmuar se e kanë marrë majën e muzikës rok të Kosovës dhe se është koha të notojnë në ujërat e rokut jugosllav.

Në pjesën e dytë të këtij organizimi mahnitës të rokut, u paraqitën grupet në vijim: “Ilirët”, “TRIX”, “Led”, “Gjurmë”. “Led” është grupi që shumëkënd e ka befasuar me interpretim të mirë, duke ia paraqitur publikut disa kompozime nga albumi i lansuar jo shumë kohë më parë.

Grupi “Gjurmët” ka zhgënjyer paksa, por kishte pika të ndritshme, siç ishte këngëtarja atraktive bionde (Violeta Rexhepagiqi – v.j.) që mahniti pjesën e fortë të publikut.

Paraqitja e mysafirëve të BOOM-it, e grupit “Galia” nga Nishi, ishte më spektakolarja. Publiku ishte me shpirt i interesuar për gjithçka që ka parë e dëgjuar. Po ashtu mirë kanë kaluar gjërat e reja e të vjetra. Nesha si lider i grupit, me mundësitë e zërit, me stilin e komunikimit verbal dhe trupor me publikun, menjëherë ka tërheq vëmendjen e gjithë të pranishmëve. Kështu që interpretuesit tjerë kishin shans të shohin se si e bëjnë këtë djemtë me kualitete profesionale.

Grupi “403” nga Prishtina dhe grupi “Telex” nga Shkupi bënë që ky festival të përfundojë në atmosferë të paparë. /Telegrafi/