LAJMI I FUNDIT:

Shkretëtira shndërrohet në varrezë, skena rrëqethëse nga Iraku

Shkretëtira shndërrohet në varrezë, skena rrëqethëse nga Iraku

Coronavirusi është armiku më i ri me të cilin po ballafaqohen familjet në Irak. Është aq i madh numri i të infektuarve me COVID-19, sa që tejkalon kapacitetet e spitaleve të këtij vendi dhe varrezave, shkruan BBC.

Familjarët e të prekurve me COVID-19 po rrezikojnë sigurinë e tyre që të kujdesen për më të dashurit. Coronavirusi po godet rëndë familjet në Irak, transmeton Telegrafi.


“Kam infektuar të ëmën, babanë, vëllezërit dhe motrat. Unë e kam mbytur. E kam mbytur të ëmën me duart e mia. E ëma ime ka qenë në shtëpi pa infeksion. Unë ia kam dërguar virusin në shtëpi. Gjithçka ka ndodhur vetëm pse punoj në shtëpi”, ka deklaruar një irakian.

“Edhe unë e kam dërguar virusin në shtëpi. Ka ndodhur sepse punoj në spital”, i ka thënë edhe një punonjës shëndetësor një kolegu të tij në korridorin e spitalit.

Varrezat e reja po zgjerohen në shkretëtirën e Irakut. Deri më tani janë varrosur më shumë se 3 mijë viktima të coronavirusit. E për t’i varrosur po asistojnë njësi të ushtrisë irakiane.

Por në këto momente të vështirë nuk po mungon as solidariteti i qytetarëve, ku taksistët shihen duke bartur trupat e pajetë. E për fat të keq, në varrezat e shkretëtirës çdo ditë arrijnë nga 80 trupa të pajetë. /Telegrafi/