Në Kosovë ekspertë të ekonomisë dhe arsimit thonë se shkollimi i të rinjve në vend nuk është në përputhje me nevojat reale të tregut të punës.
Ata tërheqin vërejtjen për pasoja të rënda, posaçërisht në ekonominë e vendit, në rast se nuk ndërmerren masa, siç është reformimi i departamenteve në të cilat regjistrohen studentët në Kosovë.
Në vitin e parë vetëm katër persona ishin të përfshirë në këtë kompani, ndërsa sot aty punojnë mbi 50 inxhinierë..
Sfida më e madhe në rritjen e kësaj ndërmarrjeje, thotë zoti Sadiku, është gjithmonë gjetja e punëtorëve të përgatitur.
“Nëse i përmendim tri problemet më të mëdha të kompanisë sonë, gjithmonë problemi i parë në secilin vit, edhe në fillimet tona kur ishte më e lehtë, gjithmonë ka qenë gjetja e punëtorëve të rinj. Edhe sot vazhdon të jetë problemi numër një që kompania jonë por edhe kompanitë tjera si ne nuk mund të rriten dhe pse kjo rritje është shumë e ngadalshme”, thotë zoti Sadiku.
Ai thotë se shteti duhet të investojë në orientimin dhe përgatitjen e inxhinierëve të rinj, posaçërisht tash kur digjitalizimi ka marrë hov pas pandemisë Covid-19.
“Sot kompanitë më të mëdha në botë janë kompani digjitale si Facebook, Apple, Microsoft e shumë të tjera dhe ato do ta shtyjnë botën në këtë aspekt, deshëm ne apo nuk deshëm, patëm ne strategji apo nuk patëm. Ne vet mund të bëhemi pjesë e kësaj rrjedhe ose të vendosim të rrimë anash e të shohim se çfarë po bëjnë të tjerët”, thotë ai.
Para pak ditësh, Universiteti i Prishtinës hapi konkursin për pranim të studentëve për vitin e ri akademik 2021/22, nga i cili do të regjistrohen 6247 studentë. Edhe këtë vit akademik, Fakulteti Ekonomik prin për nga numri i studentëve që do të pranojë me gjithsej 1250 studentë, pasuar nga Fakulteti Juridik me 800 studentë, ai i Filologjisë me 675 dhe i Filozofisë me 610 studentë.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, tha se konkursi hapet në bazë të propozimit të vet departamenteve për numër të caktuar të studentëve, duke respektuar maksimumin e lejuar nga Agjencia e Akreditimit.
Zoti Sahiti thotë se aktualisht mungon një studim i mirëfilltë i nevojave të tregut të punës në Kosovë i cili do të ndihmonte në orientimin e studentëve të rinj.
“Por ky planifikim bëhet në bazë të disa analizave të përafërta, të cilat pastaj reflektohen edhe në raporte të vetëvlerësimit të njësive akademike me të cilat ne aplikojmë në agjension të akreditimit. Ato raporte merren parasysh edhe nga ekspertët e akreditimit, natyrisht ata kanë mundësinë të zhvillojnë edhe intervista me aktorë tjerë para se të përcaktohen për numrin e studentëve qe mund të studiojnë në programin përkatës”, thotë zoti Sahiti.
Rektori Sahiti, thotë se nga shpallja e konkursit janë paraqitur mbi 6 mijë kandidatë dhe vërehet rënie e interesimit për drejtimet që pritet të pranojnë numër më të madh studentësh.
“Ne po e vërejmë që të gjitha vendet e kërkuara në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik nuk do të plotësohen në afatin e parë të aplikimit. Madje në Fakultetin Ekonomik ka mundësi që edhe në afatin e dytë mos të plotësohet numri. Ndërkaq në fakultete të tjera, në drejtimet si mjekësi, psikologji, gjuhë e letërsi angleze, shkencat kompjuterike dhe softuerike, ka kërkesa shumë më të mëdha sesa numri që do të lejohet të pranohet për ato programe”, thotë ai.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës i tha Zërit të Amerikës se mungesa e punëtorëve të kualifikuar është shndërruar në pengesë kryesore të rritjes së bizneseve në vend.
“Ky po shndërrohet në një problem strukturor në ekonominë tonë, që do të thotë se do të ketë pasoja jo vetëm te sektorë të caktuar por në tërë zinxhirin. Ka rëndësi sidomos për pjesën e prodhimit e po ashtu edhe për pjesë të tjera të ekonomisë si ajo e shërbimeve, edhe te pjesa e nxitjes së investimeve të huaja direkte”, thotë ai.
Zoti Rukiqi thotë se sistemi arsimor në Kosovë deri tash nuk ka arritur të lexojë nevojat e tregut të punës në vend.
“Ne sot ta zëmë në kohën kur kemi digjitalizim të gati të gjitha proceseve në banka ne ende kemi drejtim kryesor në shumicën e universiteteve drejtimin e bankave me një program të vjetër i cili i mëson studentët për metoda tashmë të tejkaluara”, thotë ai.
Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard që vëzhgon sistemin arsimor në vend thotë se mungojnë të dhënat zyrtare mbi nevojat e tregut të punës në Kosovë, rrjedhimisht të rinjtë drejtohen gabimisht kur zgjedhin se çfarë duan të studiojnë.
“Ne vlerësojmë që nevojitet një rishikim i të gjitha programeve që ofrohen në nivel vendi, pra një strategji kombëtare e asaj se çfarë duhet të jetë reagimi i bartësve të arsimit karshi nevojave të tregut në mënyrë që të ofrohet diçka për të cilën ka nevojë. Në të kundërtën nëse vazhdon situata e njëjtë siç kemi qenë deri tash, studentët do të diplomohen në profile e kapacitete të pamjaftueshme e panevojshme për tregun e punës”, thotë zoti Qehaja.
Derisa mungesa e punëtorëve të përgatitur mirë vazhdon të mbetet sfidë për ndërmarrjet e vendit, në Kosovë papunësia vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha dhe sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, kjo shifër shkoi në 25.9 për qind gjatë vitit 2020, duke kushtëzuar edhe një shkallë ende të lartë të varfërisë në vend./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën