LAJMI I FUNDIT:

Shkolla në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës hedh fajin tek Ministria e Arsimit

Shkolla në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës hedh fajin tek Ministria e Arsimit

Shkolla Fillore në Reçicë të Vogël e cila u premtua edhe nga vetë kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nuk është realizuar. Në emisionin Click Plus më 5 qershor të vitit të kaluar, gjatë debatit me qytetarët, Arifi tha se kanë konkurruar me projekt konkret për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël dhe se gur-themeli do të bëhet nga mesi i verës të vitit të kaluar.

“Jemi shumë të bindur që do të arrihet këtë vit të bëhet shpallja për sa i përket operatorit dhe eventualisht arritjes së gur-themelit. Gurthemeli mund të arrihet në sezonin ndërtimor të këtij viti, por nëse nuk arrihet atëherë do të pritet sezoni pranveror. Tendenca do të jetë që të arrihet sezoni i këtij viti”, tha Teuta Arifi – Kryetare e komunës së Tetovës.


Nga Drejtoria për Arsim në Tetovë thonë se kompetencat për investime më të mëdha kapitale i takojnë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se qëndrojnë në dispozicion për t’u përfshirë drejtpërdrejt që edhe Reçica e Vogël të këtë shkollë fillore.

“Ne qëndrojmë në dispozicion si Ministri e Arsimit dhe Shkencës që në rast se nuk gjinden mjetet e nevojshme, atëherë si Ministri e Arsimit dhe Shkencës do ta marrim përsipër që të përfshijmë drejtpërdrejt që Reçica e Vogël të ketë edhe shkollë fillore”, u shpreh Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ademi gjithashtu nënvizoi se Komuna e Tetovës pranë qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka bërë aplikimin e nevojshëm edhe se aplikimet nga grupi punues në kuadër të qeverisë janë duke u shqyrtuar./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori