LAJMI I FUNDIT:

Shkolla “Gjin Gazulli” do të transformohet në Qendër të Kompetencës

Shkolla “Gjin Gazulli” do të transformohet në Qendër të Kompetencës

Me qëllim të përkrahjes së shkollës së mesme profesionale elektroteknike “Gjin Gazulli”, kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi Memorandum të Mirëkuptimit lidhur me ‘Projektin KSV/020 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP)’, që mbështetet nga ‘Luxembourg Aid & Development’, e zbatohet nga ‘Lux Development’ dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Shuma e përgjithshme e projektit është 5 milionë euro, dhe aktivitetet kryesore përfshinë: ndryshimet në kornizën ligjore dhe strukturën qeverisëse të sektorit AAP-së, avancimi i institucioneve të AAP-së, ndërlidhja me kurrikulën e ofruar, zhvillimi, përmirësimi dhe ndërlidhja e sistemeve të informacionit, duke përfshirë edhe ato që dedikohen për sektorin e udhëzimit në karrierë.


Transformimi i shkollës “Gjin Gazulli” në Qendër të Kompetencës (QK), është një prej pjesëve të rëndësishme të këtij projekti, për çka është paraparë që: të rinovohet objekti; të ketë pajisjet e nevojshme që për sektorin TIK dhe profilet që zhvillohen në QK; të zhvillohen kualifikimet e reja në QK për TIK, duke përfshire standardet e profesionit dhe kurrikulën e bazuar në kompetenca dhe materiale mësimore.

Po ashtu parashihet të ketë asistencë financiare dhe teknike për përzgjedhjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të stafit administrativ dhe mësimdhënësve; të mblidhen informata mbi tregun e punës; të zhvillohet një model i qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë i biznesit; të bëhet bashkëpunimi me industrinë, me shërbimet për këshillim në karrierë, e të ngjashme; të zhvillohet strategjia dhe plani i qëndrueshëm financiar; si dhe të zhvillohen brenda shkollës të gjitha proceset që kanë të bëjnë me akreditimin e standardeve të profesionit dhe kualifikimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori