Edhe pse SBASHK-u, nesër ka paralajmëruar grevë të përgjithshme, në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë do të mbahet mësim i rregullt.
Përmes një njoftimi, thonë se i mbështesin mësimdhënësit, por grevën nuk e cilësojnë si mjetin të duhur për t’i zgjidhur problemet.
“Shkolla jonë mbështetë kërkesat e mësimdhënësve që të ngritët koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshëm, të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor. Arsimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe të shpallet interes nacional”, thuhet në njoftimin e tyre, përcjell Telegrafi.
Vendimin e shkollës fillore “Elena Gjika, e ka mbështetur edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Ymret Reshiti, i cili është kryetar i këtij këshilli, ka bërë thirrje që edhe shkollat tjera ta ndjekin këtë shembull.
“Keni dhënë shembull se si vlerësohet interesi i përgjithshëm para interesit personal. Ju mbështesim fuqishëm në të drejtën tuaj për ngritjen e pagave përmes dialogut social. Ju na bëtë krenar të gjithëve me aktin tuaj. Ftojmë mësimdhënësit e shkollave të ndjekin shembullin e shkollës “Elena Gjika” dhe të fillojnë procesin mësimor”, ka shkruar Reshiti në Facebook.
Kundër grevës ka dalë edhe ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi i cili ka thënë se greva do të dëmtojë nxënësit, duke theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale.
“Ne jemi kategorik kundër grevës. Ne nuk e përkrahim grevën, ashtu siç tashmë as prindërit dhe ju bëjmë apel SBASHK-ut, që të mos e pengojnë procesin mësimor, por të bëjmë angazhim të përbashkët institucional”, thuhet nga MASHT.
Ndërkaq, vendimi i SBASHK-ut për grevë ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së koeficientit të pagave për mësimdhënësit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapen 320 kg kokainë në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet shtetasi shqiptar
Njëri nga tre të plagosurit në gjendje të rëndë, Uka thotë se pacienti iu nënshtrua një intervenimi të gjatë kirurgjik
Mashtrimi me kredidhënien, prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për pesë persona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251