LAJMI I FUNDIT:

Shkolla e parë shqipe në Kosovë, kisha e Stubllës (Video)

Shkolla e parë shqipe në Kosovë, kisha e Stubllës (Video)
Foto: Ilustrim

Me një histori të pashlyer, fshati i Stubllës mbetet ndër më të veçantët në vend.

Në këtë fshat të Malësisë së Karadakut, u hap shkolla e parë shqipe në Kosovë, ku edhe nisi arsimimi shqip për popullin tonë.


Tashmë kjo shkollë është shndërruar në muze ku arkivohen dokumente të shumta që dëshmojnë historinë e kësaj shkolle.

Nue Pjetri banorë i Stubllës, thotë për RTV Dukagjinin se historinë e shkollës duhet ruajtur edhe gjeneratat e ardhshme.

“Të gjithë profesorët dhe doktorët e parë kanë dalë nga kjo shkollë – kishë. Priftat e parë që kanë qenë i kanë mësuar njërëzit nëpër shtëpia, sepse njerëzit nuk kanë ditur asnjë shkronjë”, thotë banori i Stubllës, përcjell Telegrafi.

Në këtë shkollë në vitet e themelimit mësohej teologjia dhe filozofia.

Ciceroni i shkollës Sarë Gjergji thotë se shkolla është thesar i çmuar për Kosovën.

“Kjo shkollë jo vetëm që ka qenë ABC-ja e mësimit shqip, por ka qenë parasegjithash mbrojtëse e identitetit kombëtar”, thotë Sarë Gjergji./Telegrafi/