Oranizata Germin ka përmbyllur për këtë vit Shkollën e Diasporës në Kosovë, shkollë kjo e cila ka zgjatur pesë ditë, duke mbledhur kështu rreth 50 ndryshimtarë nga 17 vende të botës. Në ceremoninë përmbyllëse, e cila u zhvillua më 15 tetor 2017, u ndanë edhe 6 grante të vogla për pjesëmarrësit e shkollës, në vlerë rreth 30 mijë euro.
Qëllimi kryesor i këtij programi inovativ ishte që të gjenerohen ide duke u bazuar në nevojat lokale të komunitetit në Prizren dhe Malishevë, që në fund do të rezultojnë me iniciativa për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitet. Për këtë, në një afat rekord pjesëmarrësit e Shkollës arritën t’i kuptojnë me anë të intervistave disa nga nevojat bazë të Prizrenit dhe Malishevës, duke i ideuar dhe hartuar zgjidhje me kosto efektive.
Për pasionin e tyre për ndryshime në komunitet, Liza Gashi, drejtoreshë e programeve në Germin, iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:
“Dua të ju falënderojë për çdo sekondë që kalut me ne, me gjithë pasionin, energjinë dhe vendosmërinë për të ardhur këtu dhe për të gjetur zgjidhje për problemet lokale. Unë kërkoj nga ju që kur të ktheheni, t’i bëni këto dy gjëra: 1.Të reflektoni dhe 2. Ta kuptoni se ku qëndroni. Ju kërkoj që të reflektoni sepse shumë herë ne mundohemi që t’i impresionojmë të tjerët dhe për një moment e harrojmë vetën. Më besoni, secili prej nesh bartë një potencial te madh brenda dhe këtë duhet ta eksplorojmë”, u shpreh Gashi.
Pas fjalës përshëndetëse, tetë grupet punuese të Shkollës prezantuan projektet konkrete para komisionit vlerësues. Projektet e prezantuara ishin katër për komunën e Prizrenit dhe katër për komunën e Malishevës.
Idetë fituese të kësaj Shkollë për komunën e Prizrenit janë:
1. Multifunctional Work Space: Krijimin e një hapësire punuese dhe kulturore për të rinjtë e Prizrenit në bashkëpunim me fondacionin “Lumbardhi”.
2.No name: Realizimin e një platforme interaktive mbi turizmin për t’i promovuar vendet historike e kulturore të Prizrenit. Po ashtu, ky projekt synon që të aftësojë edhe të rinjtë e asaj komunë si cicëron.
3.See you in Prizren: Krijimin e një platforme për t’i publikuar storiet (historitë gojore) lidhur me Prizrenin, objektet kulturore, storie të e suksesit të padëgjuara e dokumentuara më parë.
Idetë fituese që do të realizohen në Komunën e Malishevës:
1.Bus Team: Ngritja e vetëdijes për pasojat e martesave të vajzave në moshë të re.
2.The future: Krijimin e një hapësire “Boys and Girls Club”, e cila do të shfrytëzohet nga të rinjtë e Malishevës për aktivitete të ndryshme. Ky klub synon që t’i eksplorojë potencialin e rinisë, duke i përgatitur ata si lider të së ardhmes përmes ligjëratave dhe punëtorive nga ekspertë të ndryshëm.
3.Investing in Malisheva: Krijimin e kushteve për ta fuqizuar sektorin e Agrikulturës në Malishevë, duke i ndihmuar kështu fermerët nga kjo komunë se si mund ta shfrytëzojnë tokën pjellore. Ky projekt synon që të lidh ekspertët vendor dhe nga diaspora, Komunën e Malishevës dhe Qendrën për Zhvillimin e Biznesit.
Ekipet fituse do të mbështeten me grante për implementimin e ideve të tyre: Vendet e para me 6000 euro, të dytat në vlerë prej 5000 euro dhe vendet e treta 4000 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Petrovska: Në koalicionin e OBRM-PDUKM-së ka parti që janë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO
‘Pikëpyetjet’ për votimin në veri, bëhen me dije rrethanat se si mund të kalojë ose dështojë ky proces
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi