LAJMI I FUNDIT:

Shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një femre

Shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një femre

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes njofton se ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje direkte që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas ka përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që t’iu bashkëngjitet grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra””, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit me këto veprime e pandehura N.H., ka kryer veprën penale, “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit (Ligji nr.05/L-002) dhe “Organizimi dhe Pjesëmarrja ne grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i KPK.

Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria
Lexo po ashtu Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria

Kujtojmë se shteti i Kosovës në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit ka arritur ti kthej 110 kosovarë nga Siria. Në mesin e 74 fëmijë, të cilët kanë qëndruar në vatra të rrezikshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori