Pavarësisht luftimeve të ashpra që po zhvillohen pothuajse në çdo cep të territorit të Ukrainës, banorët e këtij vendi po tentojnë të vazhdojnë jetën.

Edhe pse me probleme të shumta, ukrainasit po i mbajnë të hapura shkolla, ku nxënësit po vijojnë mësimet, transmeton Telegrafi.


E një ushtar ukrainas gjeti pak kohë që të vizitojë bijën e tij në shkollë, që nuk e kishte fare idenë se do ta presë një befasi e këndshme në shkollë.

Ajo ishte në orën e mësimit, kur befasisht babai i saj u shfaq në derën e klasës i uniformuar me rroba të kamufluara.

Vajza mbeti e shtangur për një moment, dhe vrapoi që ta përqafojë, pasi nuk e kishte parë prej muajsh. /Telegrafi/