Shkenzen Jetishi- Xeni sjell në treg këngën “A pajtohem”
Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Shkelzen Jetishi, është mjaft i dashur për audiencën që e ka krijuar me vite.
Ai edhe tash e tutje vazhdon të qëndrojë në skenën muzikore, ku edhe prurjet muzikore janë mjaft të shpeshta nga ana e tij.
Përmes disa ripostimeve në rrjetin social Instagram, Xeni ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij, se ka publikuar këngën e re.

“A pajtohem” titullohet projekti, për të cilën është përkujdesur producenti EmraCom dhe tekstshkruesi Ghulo.
Ndërkaq, që në minutat e parë të publikimit, kënga ka filluar mjaft shumë, duke arritur shumë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































