LAJMI I FUNDIT:

Loshaj-Krasniqi: Historikisht jemi rritur me bindjen se ‘biznesi s’është për gra’ (Video)

Loshaj-Krasniqi: Historikisht jemi rritur me bindjen se ‘biznesi s’është për gra’ (Video)

Shkëndije Loshaj – Krasniqi nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka thënë se në bazë të statistikave vetëm 11% e bizneseve në Kosovë drejtohen nga femrat.

Loshaj – Krasniqi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë është krijuar përshtypja se biznesi nuk është për femra.

“Historikisht femrat te ne janë rritur me bindjen që ‘biznesi është diçka e vështirë për ju’, ‘s’është biznesi për gra’, “fokusohuni te profesionet më të lehta që ofrojnë një orar më fleksibil, siç është arsimi”. Kjo ka ndikuar që femrat në përgjithësi që femrat të mos kenë vetëbesim që të fillojnë punë tjera”.

Loshaj – Krasniqi e ka parë si arsye për vështirësinë e femrave në biznes edhe mungesën e fondeve.

“Ne e dimë që femrat kanë shumë pak prona në emër të tyre. Kjo lidhjet edhe me marrjen e kredive nga ana e femrave, që e kanë shumë të vështirë”, tha ajo përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesja nga Oda Ekonomike Amerikane ka thënë se problem për bizneset sa u përket punësimit të femrave mbetet pagesa e gjatë e periudhës së lehonisë.

“Si problem kryesor që zakonisht adresohet është pagesa e pushimit të lehonisë. Faktikisht, po bjerë barrë e madhe mbi sektorin privat sepse gjashtë muaj janë shumë për të marrë gjithë atë barrën e mbulimit të pagesës”, tha ndër të tjera Shkëndije Loshaj – Krasniqi./Telegrafi/