LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtari rus që shpiku agjentin nervor që helmoi spiunin rus në Britani përplaset për një veturë (Foto)

Shkencëtari rus që shpiku agjentin nervor që helmoi spiunin rus në Britani përplaset për një veturë (Foto)
Vladimir Uglev in Anapa

Shkencëtari i cili shpiku agjentin nervor me të cilin u helmua spiuni rus në Britani të Madhe është rrëzuar për tokë, pas një përplasje me një veturë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vladimir Uglev, 71 vjeç u godit në një kalim të këmbësorëve pranë shtëpisë së tij, e cila është afër vendpushimit Anapa të Detit të Zi.

Ai pësoi lëndime në kokë, në krahë dhe në këmbë, pasi me sa duket hyri në parakolp dhe u rrëzua përmes xhamit të përparmë kur u përpoq të mos hynte nën rrotat e automjetit.


Uglev ishte mjaft i fortë për të folur pas aksidentit, pas kryerjes së një incizimi për plagët e kokës.

“Vura re se makina po shkonte shpejt, duke mos ngadalësuar përpara kalimit të këmbësorëve”, tha ai.

“Unë fillova të vrapojë dhe kur gati arrita të kaloja vendkalimin këmbësorëve, u godita nga vetura”.

Shoferi i automjetit ishte një burrë 70-vjeçar i paidentifikuar që jetonte në atë pjesë.

Ai thuhet se është ndalur në vendngjarje pas incidentit dhe një hetim policor është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë ka shkaktuar aksidentin.

Uglev, i cili sintetizoi në fillim Novichok në vitin 1975 kur punonte për BRSS, tha se nuk besonte se ai ishte në shënjestër me qëllim.

Substanca është në qendër të një “përplasje” ndërkombëtare midis Rusisë dhe aleatëve perëndimorë.

Uglev është cituar gjerësisht që nga pretendimet britanike se një helm është përdorur në një sulm kimik ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajzës së tij Julia, 33 vjeç.

Ish-agjenti i dyfishtë mbetet në spital, por vajza e tij është liruar dhe po shërohet në një vend të panjohur.

Dhe mediat pretendojnë se disa nga komentet e Uglev në lidhje me Novichok pas sulmit mund të kenë shqetësuar zyrtarët rusë.

Ai ngriti shqetësime në lidhje me sigurinë e rezervave të agjentëve nervorë rusë pas rënies së BRSS dhe tha se nuk mund të përjashtonte mundësinë që disa punëtorë të laboratorit mund të jenë joshur për të shitur substanca toksike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Britania e madhe paralajmëron kundër

Britania e madhe paralajmëron kundër "përçarjes" së NATO-s: Duhet të qëndrojmë së bashku

Botë
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Botë
Kalo në kategori