Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Hulumtimi i ri australian tregon se ne nuk po qëndrojmë mjaftueshëm në këmbë dhe se qëndrimi në këmbë për të paktën pesë orë në ditë është thelbësor për shëndetin optimal
Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar saktësisht se sa kohë duhet të kalojmë ulur, duke fjetur, në këmbë dhe duke ushtruar çdo ditë për të mbajtur zemrën tonë të shëndetshme.
Për vite me radhë, ekspertët kanë paralajmëruar se qëndrimi në vend për një kohë të gjatë rrit rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë mbipeshën, diabetin e tipit 2, kancerin dhe madje edhe vdekjen e hershme.
Tani ata kanë zbuluar se ne duhet të qëndrojmë ulur vetëm për gjashtë orë në ditë, ndërsa duhet të kalojmë pak më shumë se dy orë në ditë për ushtrime të forta, si për shembull të stërvitemi në palestër ose të bëjmë një shëtitje të shpejtë.
Ushtrimet e lehta, të tilla si bërja e punëve të shtëpisë ose përgatitja e darkës, duhet të zgjasin edhe dy orë në ditë. Kur bëhet fjalë për gjumin, tetë orë e njëzet minuta janë vendimtare, transmeton Telegrafi.
Pse është e rëndësishme që ne të qëndrojmë?
“Njerëzit do të përjetojnë përfitimet e qëndrueshme të këtyre masave për shëndetin e zemrës vetëm nëse i bëjnë ato rregullisht,” tha Dr Christian Breckenridge, autor i studimit dhe një ekspert në fiziologjinë e ushtrimeve në Universitetin e Teknologjisë Swinburne në Melburn.
Dr. Breckenridge pohon se më pak kohë e shpenzuar ulur dhe më shumë kohë në këmbë, aktiviteti fizik dhe gjumi i japin një nxitje të madhe shëndetit tonë kardiometabolik.
Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 2300 vullnetarëve, me një moshë mesatare 60 vjeç. Një e katërta kishte diabet të tipit 2, ata gjurmuan aktivitetin e tyre për tetë ditë duke përdorur një monitor gjurmues që numëronte kohën që secili pjesëmarrës kalonte ulur, në këmbë dhe duke fjetur.
“Një mënyrë jetese e ulur lidhet negativisht me shëndetin kardiometabolik. “Më pak kohë e kaluar ulur dhe më shumë kohë e kaluar në aktivitet fizik u shoqërua me përmirësimin e niveleve të glukozës, ndjeshmërisë ndaj insulinës, niveleve të insulinës, përqindjes së yndyrës dhe niveleve të triacilglicerolit”, përfunduan shkencëtarët, shkruan revista Diabetologia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës