LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë një lloj të rrallë të balenës

Shkencëtarët zbulojnë një lloj të rrallë të balenës

Hulumtuesit, të cilët studiojnë llojet e rralla të balenave në pjesën veriore të Oqeanit të Qetë, së fundi kanë pasur një punë të papritur.

Anija kërkimore në Detin e Beringut ka fotografuar dy gjallesa të panjohura, ndërsa nga njëra prej tyre është marrë mostra për biopsi, njoftoi Administrata nacionale për oqeani dhe atmosferë (NOAA).


Bëhet fjalë për lloje të reja të balenave, numri i përgjithshëm i të cilave është vetëm 30 deri në 50 sosh, thotë Philip Klapam nga NOAA.  Ai thekson se gjuetia ndaj balenave në fillim të shekullit 20 ka zvogëluar dukshëm numrin e tyre.

Pritet që rezultatet e biopsisë të ofrojnë të dhëna më të hollësishme për ushqimin, riprodhimin e hormoneve.

Herën e fundit kur balena e vërtetë ishte parë ka qenë para dhjetë vjetësh, shkruan “Washington Post”.

Balenat janë një shembull i jashtëzakonshëm i kompleksitetit dhe diversitetit të jetës në tokë, por rreth tyre dihet shumë pak.