LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët zbulojnë galaktikën në formë ‘petulle’

Shkencëtarët zbulojnë galaktikën në formë ‘petulle’

Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar një galaktikë që duket si një unazë “kozmike e zjarrit”, e cila mund të na ndihmojë të kuptojmë më shumë rreth mënyrës se si formohen dhe evoluojnë strukturat galaktike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lloji i galaktikës ka një masë të ngjashme me Rrugën e Qumështit, mirëpo që është i formuar si një petull me vrimë në mes.

 Astronomers have discovered a rare type of galaxy described as a "cosmic ring of fire." This artist's illustration shows the galaxy as it existed 11 billion years ago.

Astronomët nga institucioni arritën të kapnin një imazh të galaktikës dhe mund ta zbulojnë sesi dukej 11 miliardë vjet më parë.

“Është diçka interesante që nuk e kemi parë kurrë më parë”, tha studiuesi Tiantian Yuan.

Galaktika e cila u emërua si R5519, është 11 miliardë vjet dritë nga Sistemi ynë Diellor.

Vrima në qendër të saj ka një diametër prej dy miliardë herë më të gjatë se distanca midis Tokës dhe diellit, sipas njoftimit për shtyp të hënën.

“Galaktika po i bën yjet me një normë prej 50 herë më të mëdha se Rruga e Qumështit”, tha Yuan.

“Shumica e këtij aktiviteti po zhvillohet në unazën e tij – kështu që me të vërtetë është një unazë zjarri”, u shpreh ai. /Telegrafi/