LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët suedezë: Ilaçi kundër kancerit ia zvogëlon impulsin pedofilit

Shkencëtarët suedezë: Ilaçi kundër kancerit ia zvogëlon impulsin pedofilit

Ilaçi i cili zakonisht përdoret për shërimin e kancerit të prostatës do të mund të zvogëlojë dukshëm rrezikun që pedofilët të abuzojnë me fëmijët, ka treguar hulumtimi i ri suedez

Shkencëtarët suedezë thonë që ilaçi Degarelix ul dukshëm nivelin e testosteronit, duke ia ulur impulsin pedofilit dhe dëshirën e tij seksuale.


Efekti i ilaçit vërehet pas vetëm dy javësh.

Hulumtuesit e Institutit Karolinska në Stokholm thonë që sistemin penalo-juridik nuk ka arritur të ngadalësojë rritjen e abuzimit të fëmijëve – posaçërisht të veprave penale të bëra nëpërmjet internetit.

Mirëpo ky ilaç do të mund të tregohet efektiv, shkruan neurosciencenews.com, përcjell Telegrafi.

Për hulumtim janë paraqitur 52 meshkuj, ndërkaq rezultatet tregojnë që rreziku nga kryerja e veprës penale ka rënë për 40 për qind te personat të cilët kanë marrë ilaçin, ndërkaq për 15 për qind te ata të cilët kanë marrë injeksione plecebo.

Shkencëtarët planifikojnë t’i studiojnë efektet afatgjata të ilaçit dhe t’i krahasojnë me efektet e psikoterapisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori