LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët krijojnë shishen në të cilën keçapi rrjedh dhe nuk ngec (Video)

Shkencëtarët krijojnë shishen në të cilën keçapi rrjedh dhe nuk ngec (Video)

Instituti i Teknologjisë në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, e kanë krijuar një shishe me brendi të veçantë, që e bën keçapin të rrjedhë me lehtësi.

Sipërfaqja saj ka një shtresë të përpunuar, që ngjanë me dyshemenë e rrëshqitshme dhe bën që masa të kaloi pa problem, transmeton Telegrafi.


Në të shumtën e rasteve, shishja e këtij ushqimi duhet të tundet shumë, e madje edhe të goditet sepse ka mbetur në skaje dhe as që afrohet të dalja.

Për prodhimin e këtyre ambalazheve është krijuar një fondacion prej 20 milionë dollarëve, që të fillojë prodhimtaria dhe të promovohen sa më shumë.

“Herën tjetër që nuk mund ta zbrazë keçapin, sigurisht se do të kërkojë që shishja të jetë e tillë”, është një koment lidhur me rastin.

E njëjta formë pritet të përdoret edhe për prodhimin e shisheve për pastë të dhëmbëve, kozmetikë, si dhe ngjitës të ndryshëm. /Telegrafi/