LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë krijuar një robot të aftë të “nuhasë erën” – ndjeshmëria e të cilit rivalizon edhe atë të qenit

Shkencëtarët kanë krijuar një robot të aftë të “nuhasë erën” – ndjeshmëria e të cilit rivalizon edhe atë të qenit

Shkencëtarët besojnë se ndjenja e nuhatjes së një qeni është diku midis 10,000 dhe 100,000 herë më “e saktë” se ajo e njerëzve, sepse për çdo receptor të nuhatjes së erës që ka një njeri, një qen ka rreth 50.

Tani, studiuesit në Universitetin e Tel Avivit (TAU) kanë zhvilluar një sensor biologjik, ndjeshmëria e të cilit rivalizon atë të qenve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, sensori dërgon sinjale elektrike si përgjigje ndaj pranisë së një ere aty pranë që roboti mund të zbulojë dhe interpretojë.

Në këtë studim të ri, studiuesit lidhën me sukses sensorin biologjik me një sistem elektronik dhe duke përdorur një algoritëm të mësimit të makinës ishin në gjendje të identifikonin aromat me një nivel ndjeshmërie 10,000 herë më të lartë se ai i një pajisjeje elektronike të përdorur zakonisht.

Studiuesit besojnë se falë suksesit të kërkimit të tyre, kjo teknologji mund të përdoret edhe në të ardhmen për të identifikuar eksplozivët, barnat, sëmundjet – dhe jo vetëm.

Studiuesit vunë në dukje se, në përgjithësi, organet tona shqisore si syri, veshi dhe hunda – si dhe ato të të gjitha kafshëve të tjera – përdorin receptorë që identifikojnë dhe dallojnë sinjale të ndryshme.

Më pas, organi shqisor i përkthen këto gjetje në sinjale elektrike, të cilat truri i deshifron si informacion.

Sfida e biosensorëve është në lidhjen e një organi shqisor, si hunda, me një sistem elektronik që di të dekodojë sinjalet elektrike të marra nga receptorët. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori