Shkencëtarët kanë krijuar një robot të aftë të “nuhasë erën” – ndjeshmëria e të cilit rivalizon edhe atë të qenit
![Shkencëtarët kanë krijuar një robot të aftë të “nuhasë erën” – ndjeshmëria e të cilit rivalizon edhe atë të qenit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Low-Res_1.-The-robot-with-the-biological-sensor.JPG-e1674406857888-780x439.png)
Shkencëtarët besojnë se ndjenja e nuhatjes së një qeni është diku midis 10,000 dhe 100,000 herë më “e saktë” se ajo e njerëzve, sepse për çdo receptor të nuhatjes së erës që ka një njeri, një qen ka rreth 50.
Tani, studiuesit në Universitetin e Tel Avivit (TAU) kanë zhvilluar një sensor biologjik, ndjeshmëria e të cilit rivalizon atë të qenve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur, sensori dërgon sinjale elektrike si përgjigje ndaj pranisë së një ere aty pranë që roboti mund të zbulojë dhe interpretojë.
Në këtë studim të ri, studiuesit lidhën me sukses sensorin biologjik me një sistem elektronik dhe duke përdorur një algoritëm të mësimit të makinës ishin në gjendje të identifikonin aromat me një nivel ndjeshmërie 10,000 herë më të lartë se ai i një pajisjeje elektronike të përdorur zakonisht.
Studiuesit besojnë se falë suksesit të kërkimit të tyre, kjo teknologji mund të përdoret edhe në të ardhmen për të identifikuar eksplozivët, barnat, sëmundjet – dhe jo vetëm.
Studiuesit vunë në dukje se, në përgjithësi, organet tona shqisore si syri, veshi dhe hunda – si dhe ato të të gjitha kafshëve të tjera – përdorin receptorë që identifikojnë dhe dallojnë sinjale të ndryshme.
Më pas, organi shqisor i përkthen këto gjetje në sinjale elektrike, të cilat truri i deshifron si informacion.
Sfida e biosensorëve është në lidhjen e një organi shqisor, si hunda, me një sistem elektronik që di të dekodojë sinjalet elektrike të marra nga receptorët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.png)
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt
![Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-12-780x439.jpg)
Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim
![Franca do të shohë 109 miliardë euro të investuara në projekte të AI - thotë Macron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_16-9-780x439.png)
Franca do të shohë 109 miliardë euro të investuara në projekte të AI - thotë Macron
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe