LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët gjejnë bakteret 34.000 vjet të vjetra

Shkencëtarët gjejnë bakteret 34.000 vjet të vjetra

Shkencëtarët në Death Valley të Kalifornisë duke hulumtuar kristalet e njelmëta kanë zbuluar baktere të gjalla 34.000 vjet të vjetra.

Mikrobet e lashta janë gjetur në ventrikulët e imëta, të mbushura me lëng brenda kristaleve, raportojnë mediet britanike.

“Jam habitur shumë. Bakteret janë të gjalla por nuk shfrytëzojnë asnjë lloj energjie për të lëvizur dhe nuk shumohen”, ka thënë Brian Schubert, i cili edhe i ka zbuluar këto baktere.

“Ato nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm se mbahen në jetë”, ka shtuar ai.

Schubert, i cili është asistent në Universitetin Havai, ka thënë se bakteret kanë qenë të vogla, të brishta dhe në gjendje letargjie.

Së bashku me mikrobet janë gjetur edhe algat me emrin Dunaliella, për të cilat supozohet se janë burim ushqimi.

Hapi i radhës i shkencëtarëve është të zbulojnë se si mikrobet kanë mbijetuar gjithë këto vite.

Studimi është publikuar në botimin e revistës GSA Today për janar, i cili është nj publikim i Shoqatës amerikane të gjeologëve. /Telegrafi/