LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e Cornell ‘shtypin’ ushqimin

Shkencëtarët e Cornell ‘shtypin’ ushqimin

Shkencëtarët nga Cornell University Computational Synthesis Lab (CCSL) kanë krijuar një printer 3D i cili shtypë ushqim. Printeri, pjesë e projektit Fab@Home, lejon që të përdoret ushqim i papërpunuar si “ngjyrë” përmes së cilës krijohen konglomerate në kuzhinën tuaj.

E gjitha çfarë duhet të bëhet është futja e një recete në mënyrë elektronike dhe të pritet derisa printeri ta “shtypë” ushqimin. Ideja është që edhe njerëzit të cilët nuk kanë gatuar ndonjëherë në jetën e tyre mund të shkarkojnë receta nga interneti të kuzhinierëve të njohur dhe të krijojnë ushqime të shijshme pa asnjë mundim apo njohuri paraprake të gatimit, raporton Aktualiteti.com.


Imagjinoni sikur dikush të iu dërgonte recetën e një çokollate të shijshme përmes Facebook dhe pastaj ju ta “shtypni” atë të gatshme për ta ngrënë. Ekipi është duke punuar ende për përmirësimin e përdorimit të përbërësve të lëngshëm, por shpreson se një ditë printerët për ushqim tredimensional do të bëhen të zakonshëm në kuzhinat e njerëzve.