LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët besojnë se mund ta rikthejnë tigrin e zhdukur të Tazmanisë

Shkencëtarët besojnë se mund ta rikthejnë tigrin e zhdukur të Tazmanisë
(Foto: Getty Images)

Shkencëtarët australianë besojnë se janë në rrugën e duhur për të rikthyer specien e zhdukur të tigrit të Tazmanisë dhe thonë se mund të kenë këlyshin e parë të gjallë në dekadën e ardhshme.

Në përgjithësi besohet se tigri marsupial tazmanianose ujku me kokë qeni, emri shkencor i të cilit është Thylacinus, u zhduk nga kontinenti australian 2.000 vjet më parë.


Ekzemplari i fundit i njohur vdiq në vitin 1936 në robëri në kopshtin zoologjik Beaumaris në Hobart në shtetin ishull australian të Tazmanisë.

I ngjan një qeni, me një trup rreth një metër të gjatë, me ngjyrë gri-kafe me 12 deri në 14 vija tërthore të zeza në shpinë. Ai jetoi në Australi, Tazmani dhe Guinenë e Re – transmeton KP.

Tetë dekada më parë ishte shpallur specie e zhdukur, shfaqet në Australi tigri i Tazmanisë (Video)
Lexo po ashtu Tetë dekada më parë ishte shpallur specie e zhdukur, shfaqet në Australi tigri i Tazmanisë (Video)

Andrew Pask nga Universiteti i Melburnit tha se partneriteti i shpallur midis Laboratorit të tij të Kërkimit të Integruar Thylacinus për Restaurimin Gjenetik (TIGRR) dhe Colossal Biosciences me bazë në SHBA, do t’i lejojë shkencëtarët të ndërmarrin “hapa të mëdhenj në ruajtjen e marsupialëve të rrezikuar të Australisë dhe të marrin përsipër sfida e madhe e rikthimit të specieve të zhdukura”.

(Foto: Wikimedia Commons)

Teknologjitë revolucionare të redaktimit të gjeneve të Colossal do të kombinohen me punën e laboratorit TIGRRS për renditjen e gjenomit Thylacinus për të rikthyer marsupialin e zhdukur, sipas një njoftimi për shtyp.

Përpjekjet do të ndihmohen gjithashtu nga puna e TIGRR për të identifikuar marsupialët me ADN të ngjashme me Thylacinus në mënyrë që të përftohen qeliza të gjalla.

“Me këtë partneritet, tani besoj se në dhjetë vjet ne mund të kemi fëmijën tonë të parë të gjallë të tigrit tazmanian”, citohet të ketë thënë Pask.

Ky filmim i vuri shkencëtarët në dyshim: A është zhdukur kjo kafshë para 80 vitesh, apo ende jeton? (Video)
Lexo po ashtu Ky filmim i vuri shkencëtarët në dyshim: A është zhdukur kjo kafshë para 80 vitesh, apo ende jeton? (Video)

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori