Shkenca tregon se ajri brenda shtëpisë tuaj është më i dëmshëm sesa ajri jashtë – qe përse!
Kur dëgjoni apo lexoni për ndotjen e ajrit, me siguri se gjërat e para që ju vijnë në mendje janë tymi i fabrikave dhe i veturave.
Sidoqoftë, sado që të jetë i dëmshëm ajri i ndotur jashtë, brenda shtëpisë qëndron rreziku i vërtetë, transmeton Telegrafi.
Po pra, mirë e lexuat – ajri brenda shtëpisë, vendit të punës apo në palestër mund të jetë shumë më i rrezikshëm sesa ajri jashtë.
Sipas një studimi, ajri brenda shtëpisë mund të jetë shumë më i ndotur sesa ajri jashtë.
Dhe është vlerësuar se shumica e njerëzve e shpenzojnë 90% të jetës në ambiente të mbyllura, qoftë në shtëpi, shkollë, punë ose çfarëdo ambienti tjetër.
Ajri brenda shtëpisë zakonisht është përzierje e ndotësve të jashtëm, siç janë ndotësit e veturave dhe fabrikave.
Dhe pjesa tjetër janë ndotësit e brendshëm, siç janë burimet e djegies, ndotësit nga materialet ndërtuese, orenditë dhe pajisjet elektronike.
Lagështia, produktet e pastrimit dhe kimikalet janë gjithashtu shumë të rrezikshme dhe mund ta ndotin ajrin në hapësirën ku jetoni.
Një tjetër shkaktar prapa ajrit të ndotur brenda shtëpisë janë edhe duhanpirësit dhe kafshët shtëpiake.
Kjo tregon se shumë njerëz janë të rrezikuar të thithin ajër të ndotur e të dobët çdo ditë.
Kualiteti i dobët i ajrit është shumë i dëmshëm për të gjithë, por në veçanti për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare apo respiratore.
Ekspertët sugjerojnë të instaloni senzorë ambientalë. Ata mund t’ju tregojnë për kualitetin e ajrit që e thithni dhe ju ndihmojnë ta luftoni ajrin e ndotur.
Për ta përmirësuar kualitetin e ajrit brenda shtëpisë, vendit të punës apo shkollës, gjithashtu rekomandohet që të keni ventilim të mirë, të mos pini duhan brenda, të mos ndizni qirinj, t’i mbani dritaret hapur kur pastroni, të mbani filter të mirë të grimcave apo pastrues ajri, etj. /Telegrafi/
Burimi: Bright Side
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre