Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media për një transfertë 200 mijë euro në drejtim të tij, në aferën e CEZ.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha hedh poshtë këto akuza, të cilat jo vetëm i cilëson të pabaza, por edhe të trilluara nga vetë Edi Rama.
Lexoni më poshtë statusin e plotë të Berishës:
“Nje pergjigje per Ramen dhe Taren
Karakteristika tipike e genjeshtareve dhe shpifesve, eshte qe kur dalin bllof, pergjigjen me nje genjeshter tjeter edhe me te madhe se e para. Kur dalin zbuluar, shpikin nje tjeter , e keshtu me radhe me shpresen se ne kete menyre do mbulojne zullumet e tyre.Fillimisht thane se Shkelzen Berisha eshte miku i ngushte i z. Kalaj, por ne pamundesi per te sjelle edhe nje fakt te vetem qe te provonte kete shpifje, fabrikuan genjeshtren tjeter qe kisha vizituar Pragen me z.Ismailaj.
Kur u perballen me padine ligjore per shpifje, braktisen edhe kete mashtrim duke fabrikuar genjeshtren e radhes se nuk kisha paguar taksat.Jam i sigurte qe pasi kane gjetur dokumentat qe taksat jane paguar cdo qindarke, kane dale me shpifjen e radhes se parate e fituara nga kontrata te ligjshme ndermjetesimi, te transferuara me banke, te deklaruara nga vete une ne ILDKP mund te kene lidhje me CEZ.
Edhe njehere ju bej me dije se te gjitha te ardhurat e mia , jane fituar, deklaruar dhe tatuar ne rruge ligjore. Cdo gje eshte transferuar ne rruge bankare brenda sistemit bankar shqiptar, mbi baze kontratash dhe nuk kane asnje lidhje as me CEZ, as me persona apo kompani te lidhur me CEZ. Nuk kane asnje lidhje me fonde publike apo persona qe kane perfituar nga fonde publike.Ne dijenine time asnje nga personat apo kompanite me te cilat une kam pasur kontrata nuk ka pasur kurre lidhje financiare me CEZ, DIA, z.Kalaj apo z.Ismailaj.
Rama dhe Tarja mund te, shpifin, genjejne, germojne e te bejne tym sot e gjithe diten, por nuk do te gjejne dot kurre asnje qindarke te padeklaruar, te pa tatuar apo te perfituar ne konflikt interesi.Me keto genjeshtra para elektorale Edi Rama kerkon te mbuloje vjedhjen 634 milione euro qe I beri shqiptareve ne marreveshjen me CEZ.
Kerkon te mbuloje sarajet miliona euro ne Surrel dhe pallatin 5 katesh te gruas ne mes te Tiranes, te ndertuara pa asnje fature ose sic tha ndryshe bashkeshortja e tij me “para gjaku”. Me para gjaku nenkuptoni para pa burim, para pa taksa, para pa fature, para jashte sistemit bankar. Per definicion – Para te pista !Me keto shashka mendon te mbuloje faktet qe do dalin se shpejti dhe provojne kalimet e kufirit nga vellai i tij me makinen e perdorur nga kryetrafikanti i droges Genti Xhixha drejtues i grupit te Xibrakes.Kerkon te mbuloje mashtrimin per hapjen e 300 mije vende pune nderkohe qe ka hapur vetem kampe refugjatesh ne cdo cep te Europes.
Perpiqet te mbuloje mashtrimin per shendetesi falas nderkohe qe u fal qindra miliona euro klienteve te tij permes koncesioneve, kur buxheti nuk garanton dot as ilacet per te qetesuar dhimbjet e te semureve me semundje te pasherueshme.Shpreson te mbuloje shpalljen e krimineleve te pafajshem e nxjerrjen e tyre nga burgjet per aresye elektorale dhe mbushjen e qelive me te varfer qe vrasin veten se nuk kane me se te paguajne energjine elektrike.
Tenton te mbuloje kthimin e Shqiperise ne hambarin e droges per gjithe EuropenKerkon te mbuloje faktin se ne parlament dhe listat e PS gjen me shume kriminele se ne listat e Camorres ne Napoli.
Por sigurisht qe nuk ka genjeshtra qe mund te mbulojne degradimin e Rames dhe kalbezimin e qeverisjes se tij.Eshte thjesht nje mjeran, I gatshem ti lepihet cdo krimineli e te peshtyje cdo mashtrim me shpresen se krimi dhe mashtrimi do ta mbajne ne pushtet” (sic.), ka shkruar Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Babait të Vanjës i shfuqizohet masa e paraburgimit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak
Kërkohet paraburgim për 22 vjeçarin nga Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën me të cilën ishte një lidhje tash e një vit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën