LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi në Londër pas huazimit, Tottenham do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Kulusevskit

Shkëlqimi në Londër pas huazimit, Tottenham do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Kulusevskit

Dejan Kulusevski ka rilindur pas huazimit në Angli te Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anësor humbi vendin e titullarit te Juventusi dhe po luante shumë pak, para se Antonio Conte ta kërkonte me ngulm afrimin e tij te Tottenham.

Kalimi në Londër ka qenë shumë pozitiv për të, pasi ka shkëlqyer me gola e asistime.


21-vjeçari në 11 ndeshje në Ligën Premier ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë, duke qenë ndër lojtarët më produktiv të Spurs.

Forma fantastike që po kalon, ka bërë që Tottenham ta aktivizojë klauzolën për blerjen përfundimtare të tij.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Spurs gjatë ditëve të ardhshme pritet ta kompletojë blerjen përfundimtare të suedezit për 35 milionë euro nga Juventusi.

Formës së mirë të tij i gëzohet edhe Zonja e Vjetër, pasi do të fitojë 35 milionë euro, para që pritet t’i shpenzojë për të blerë Nicolo Zaniolon e Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori