LAJMI I FUNDIT:

“Shkëlqimi” dhe “rënia” e të zgjedhurve, 10 deputetët me rritjen dhe rënien më të madhe të votave

“Shkëlqimi” dhe “rënia” e të zgjedhurve, 10 deputetët me rritjen dhe rënien më të madhe të votave

Glauk Konjufca është deputeti të cilit i janë rritur më së shumti votat në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, ndërkaq Ramush Haradinaj ka pësuar rënien më të madhe me vota nga të gjithë deputetët.

Kështu është bërë e ditur, përmes një infografike të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.


Të dhënat janë marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt.

Sipas këtyre të dhënave, rritje të numrit të votave gjatë zgjedhjeve të fundit kanë pasur: Glauk Konjufca, Vjosa Osmani-Sadriu, Enver Hoxhaj, Arben Vitia, Avdullah Hoti, Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Haxhi Avdyli, Arbërie Nagavci, Eman Rrahmani.

Ndërkaq, të dhënat e publikuara nga KDI tregojnë se rënie gjatë zgjedhjeve të fundit kanë pësuar: Ramush Haradinaj, Anton Quni, Marigona Geci, Daut Haradinaj, Besian Mustafa, Haki Abazi, Driton Selmanaj, Kujtim Shala, Jasmina Dedic, Abelard Tahiri.

Ndryshe, Instituti D4D në anën tjetër sot gjatë ditës ka njoftuar se ka analizuar votat që gratë kanë fituar në garën e tyre si kandidate për deputet për zgjedhje të përgjithshme kronologjikisht në vitin 2014, 2017, 2019 dhe 2021.

D4D publikon totalin e votave të grave kandidate për deputete ndër vite
Lexo po ashtu D4D publikon totalin e votave të grave kandidate për deputete ndër vite

Këto vota janë paraqitur në një animacion, ku mund të vërehen trajektoret e votave të grave kandidate si tërësi të subjekteve politike, ku në disa raste ka ulje të votave por në raste të caktuara edhe rritje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori