Florent Hadergjonaj ka qenë fantastik në fundjavën që lamë pas në elitën e futbollit turk.

Alanyaspor ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sivasspori i Rey Manajt, derisa Hadergjonaj ka qenë protagonist për skuadrën e tij.


Mbrojtësi dardan që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer asistoi në golin e shënuar nga Ahmed Hassan dhe paraqitja e tij është vlerësuar jashtëzakonisht shumë në Turqi.

432322425 253566777816071 25539961190259837 n

E falqë paraqitjes fantastike me Alanyasporin, Hadergjonaj ka zënë vend në formacionin e javës së 29-të në Superligën e Turqisë.

Bein Sports ka bërë formacionin e javës, derisa mbrojtësi deçanas ndodhet në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app