LAJMI I FUNDIT:

Shkeli masën e sigurisë për të shitur doza kanabisi, arrestohet 28-vjeçari

Shkeli masën e sigurisë për të shitur doza kanabisi, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ka thyer masën e sigurisë për të shitur doza kanabisi.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi E.L, 28-vjeç.


Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.