Ylli i presidentit të ShBA-ve, Donald Trump”, në “Walk of fame” ka qenë sërish cak i një vandalizmi.

Kësaj radhe, një tjetër persona është afruar, dhe ka përdorur kazmë për ta thyer atë.


Ngjarja ndodhi në mëngjesin e hershëm të 25 korrikut.

walk1

Policia njoftoi se një person është shoqëruar në lidhje me incidentin.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i Trumpit në “Walk of fame” vandalizohet.

Në korrik të vitit 2016, një person kishte tentuar të ndërtonte një mur prej gjashtë inç përreth yllit, ndërsa një tjetër në tetor të po atij viti e kishte shkatërruar fare atë.

ealk2

Më vonë, një person kishte tentuar ta lyejë edhe me llak gjithashtu.

Pas shkatërrimit, autoritet janë kujdesur që ylli i presidentit të kthehet në gjendjen e mëparshme. /Telegrafi/