LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet banda e kokainës, pjesë e të cilit ishte një shqiptar

Shkatërrohet banda e kokainës, pjesë e të cilit ishte një shqiptar

Në kuadër të një operacioni antidrogë që operonte nga Holanda për në Bari, policia italiane ka vënë në pranga pesë persona – mes tyre dhe një shqiptar. Shqiptari është i identifikuar si Shkëlzen Daci, 52 vjeç, banues në Modugno.

Sipas mediave italiane mësohet se grupi trafikonte sasi të madhe kokaine në Bari.

Roli i shqiptari në këtë grup kishte të bënte me transportimin e lëndës narkotike. Në raste se ky nuk ishte, atë e zëvendësonte një grua rumune.

Nga hetimet e deritanishme janë sekuestruar 12 kilogramë kokainë e pastër, raporton Panorama.