LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohen mbi 2 mijë armë të konfiskuara

Shkatërrohen mbi 2 mijë armë të konfiskuara

Ministria e Punëve të Brendshme i ka shkatërruar 2382 armë pa leje të konfiskuara nga qytetarët e ndryshëm në vendin tonë përgjatë një viti, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve, 9 korrikun.


Shkatërrimi i armëve u bë në shkritoren e Janjevës, derisa i gjithë procesi është përkrahur dhe ndihmuar financiarit nga UNDP-ja dhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha, tha se armët po shkatërrohen që të sigurohen, siç tha ai, që të njëjtat nuk do të përdoren më për krim.

“Kosova sikurse edhe viteve të kaluara po e shënon ditën ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve duke shkatërruar afër 2400 armë të vogla dhe të lehta dhe duke siguruar që këto armë të mos përdoren përsëri në krim. Shkatërrimi është një pjesë qenësore e strategjisë për kontrollin dhe grumbullimin e armëve të vogla dhe të lehta që ndër ët tjera përfshinë edhe këto fusha funksionale, kontrollin e kalimit kufitar, menaxhimin e informatave, kornizën ligjore, ndërgjegjësimin lidhur me armë ë vogla dhe të lehta, grumbullimin dhe shkatërrimin e këtyre armëve, menaxhimin e stoqeve, zvogëlimin e kërkesave përmes zhvillimit të komunitetit të sigurt, zhvillimit të kapaciteteve, monitorimin dhe vlerësimin si dhe ndërlidhjen me sektorin e sigurisë”, tha Hoxha.

Kurse përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Alesandra Rocasalvo, tha se është shumë e kënaqur që Kosova e ka shndërruar një ditë të tillë në traditë duke shtuar se shkatërrimi i armëve pa leje e bënë Kosovën një vend më të sigurt.

“Kjo është hera e tretë që jam me një event të tillë dhe jam e lumtur që kjo është bërë traditë dhe më pëlqen tradita e shkatërrimit të armëve të vogla dhe është themeluar më 2001 nga kombet e bashkuara dhe besoj se pjesa jonë e botës këtu në Ballkan e dinë që armët që nuk janë të siguruara nga ne mund të jetë rrezik për publikun deh për çdokënd pa marrë parasysh në çfarë mënyrë shkrepet, në raste aksidentale apo me qëllim dhe me të vërtetë e rritë çdo ditë sigurinë e popullatës s përgjithshme në Kosovë dhe për këtë sot i kemi 2382 armë që do t’i shkatërrojmë, është numër mjaft domethënës dhe për ketë e urojmë MPB-në që ka vendosur për të zhdukur armët deh gjithashtu policinë për konfiskimin e armëve sepse pa konfiskimin e armëve sot nuk do të kishim çka të bëjmë”, tha ajo.

Kurse, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se shkatërrimi i këtyre armëve po bëhet në siguri të plotë dhe sipas standardeve të përcaktuara për një gjë të tillë.

Shkatërrimi i armëve ka filluar sot dhe do të zgjas derisa të përfundoj edhe arma e fundit, kurse nga metali që do të grumbullohet nga shkrirja e tyre do të ndërtohen ulëse të ndryshme.