LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq.

Reklama

Me 43 vota pro të deputetëve, 27 kundër dhe 10 abstenime është shkarkuar ministri malazez, Leposaviq.

Pas një vendimi të tillë të parlamentit, Fronti Demokrat (DF), aleat i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq ka njoftuar se do të bojkotojë qeverinë dhe parlamentin, raporton rtcg.

“Unë ju bëj thirrje që të heqim qafe DPS-in në mënyrë që të mos ndërtojmë më tej Malin e Zi me ata. Të mblidhemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosim se çfarë të bëjmë më tej”, tha deputeti i DF-së, Slaven Radunoviq.

“Deri atëherë, ne nuk do të hyjmë më në plenum, nëse keni një shumicë të re, thjesht shkoni me ta. Kjo vlen edhe për udhëheqjen e Kuvendit, sepse tani ne jemi në situatën në zero dhe në kërkim të një marrëveshje të re”, tha Radunoviq, e cila gjë ka bërë që më qeveria mos të ketë shumicën në parlament.

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën
Lexo po ashtu Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Theksojmë se Leposaviq kishte mohuar gjenocidin serb ndaj myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë dhe kjo kishte shkaktuar incident diplomatik mes dyja vendeve.

Ndërkohë, Kuvendarët malazez përmes një votimi kanë njohur gjenocidin serb të kryer ndaj myslimanëve të Bosnje dhe Hercegovinë.

Ndryshe, Kryeministri Krivokapiq njoftoi se nuk do të jepte dorëheqje nga ajo pozitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Turqia
Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

Turqia
SHBA shmangu për një “fije” mbylljen e qeverisë

SHBA shmangu për një “fije” mbylljen e qeverisë

Amerika
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Sulm me bombë para Parlamentit turk, njëri prej sulmuesve hidhet në erë – tjetri neutralizohet nga policia

Sulm me bombë para Parlamentit turk, njëri prej sulmuesve hidhet në erë – tjetri neutralizohet nga policia

Turqia
Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas që nuk po i lë “askund” vend ushtrisë së Vladimir Putinit

Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas që nuk po i lë “askund” vend ushtrisë së Vladimir Putinit

Evropa
Kalo në kategori