LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet gjykatësi Pançevski

Shkarkohet gjykatësi Pançevski

Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar sot gjykatësin e shumëpërfolur të kohëve të fundit, Vladimir Pançevski, shkruan portali A1on.

Ai ishte suspenduar më herët për shkak të hetimeve dhe akuzave të keqpërdorimit të sistemit AKMIS, ndërsa për shkarkimin votuan nëntë anëtarë të seancës, një ka votuar kundër, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pas pranimit të vendimit, Pançevski ka të drejtë ankese e cila duhet të shqyrtohet nga komisioni dhe të merr një vendim të ri.

Sipas këtij portali, janë përgatitur raportet edhe për katër gjykatës të tjerë, kurse shqyrtimi i tyre do të bëhet në ndonjërën nga seancat e radhës të Këshillit Gjyqësor.

Në seancën e sotme u zgjodhën kryetarët e gjykatave themelore të Strugës, Kavadarit, Ifet Bajramovski, respektivisht llazar nanev./Telegrafi/