LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Bordit të RTK-së dhe frika për rekrutimin e anëtarëve të rinj

Shkarkimi i Bordit të RTK-së dhe frika për rekrutimin e anëtarëve të rinj

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar sot (e enjte) anëtarët e bordit të televizionit publik të Kosovës – Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Deputetët votuan për shkarkimin e tetë anëtarëve të bordit, pas rekomandimit të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.


Kuvendi votoi pro shkarkimit të Bordit për secilin anëtarë veç e veç.

Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota-kryetar, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku-anëtarë.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi rekomandimin për shkarkimin e këtij Bordi, derisa hezitime ka pasur nga subjektet opozitare.

Në “Debat Plus” është debatuar në lidhje me këtë temë me një panel të ftuarish i përbërë nga deputetë, gazetarë e anëtarë të shoqërisë civile.

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonaj, Doarsa Kica-Xhelili thotë se në RTK ka pasur shkelje në lidhje me financat

“Në linja pak më trasha, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së u bë për shkak të përformancës së dobët”, deklaroi Kica-Xhelili.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha thotë se është lajm i mirë shkarkimi i Bordit të RTK-së.

“Është lajm i mirë edhe për publikun. Lajm i keq është vetëm për të shkarkuarit dhe vartësit e tyre dhe për ata që kanë përfituar nga ky Bord. Në këto dhjetë vitet e fundit ky është ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur për RTK-në. Nga sot e pamë se në transmetuesin publik po fillon llogaridhënia”, deklaroi Fadil Hoxha.

Gazetari i RTK-së, Fisnik Dërguti thotë se ka pritur mirë këtë zhvillim në televizionin publik.

“Nuk e di nëse do të ishte dashur të shkarkohen në pako të gjithë anëtarët e Bordit, pasi ka edhe anëtarë me integritet, por është ajo shprehja që “për shkak të drurit të thatë, digjet edhe ai i njomi”. Ndoshta është një hap i mirë për të kërkuar transparencë në transmetuesin publik”, deklaroi Dërguti.

Dërguti thotë se do të ishte mirë nëse britanikët monitorojnë procesin e rekrutimeve të ardhshme në RTK, por sipas tij edhe nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë, mediat duhet ta përcjellin procesin.

“Nëse deri më tani rekrutimi ka shkuar keq, hejde na jepni një shembull që rekrutimi i ardhshëm i anëtarëve të Bordit do të shkojë mirë”, deklaroi Dërguti.

Florent Spahija nga KDI thotë se është mirë që kësaj radhe Kuvendi i Kosovës nuk e ka tejkaluar vetëm formalisht raportimin e Bordit të RTK-së.

“Në një vend të zhvilluar mirë pas vendimit të Kuvendit, prokuroria është dashur të fillojë hetim për këtë çështje…RTK është bërë një çerdhe e punësimit që nuk ka vend për të gjithë ata punëtorë që janë aktualisht”, deklaroi Spahija.

Nga ana tjetër edhe Xhevdet Pozhari thotë se nëse vetëm njëra nga këto akuza që janë bërë janë të vërteta, prokuroria duhet të trokasë në dyert e RTK-së.

“Vet fakti që asnjëri prej anëtarëve të Bordit nuk është i gatshëm për t’u përballur me këto akuza, tregon se ka diçka. Njeriu me kredibilitet nuk ka frikë nga përballja. Këta njerëz janë bërë arrogant dhe reagojnë ashpër kur iu preket interesi i tyre”, deklaroi Pozhari.

Vetë anëtarët e bordit të RTK-së, e kanë quajtur vendimin për shkarkim si politik, antiligjor dhe ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik.

Përmes një reagimi të përbashkët, bordi ka thënë se do të ndjekë rrugët ligjore për ta kundërshtuar atë, që e ka konsideruar, vendim arbitrar.

“Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave”, është thënë mes tjerash në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori