LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimet në Ndërmarrjet Publike, Hajdari jep arsyet bazuar në të gjeturat

Shkarkimet në Ndërmarrjet Publike, Hajdari jep arsyet bazuar në të gjeturat

Ministrja Hajdari ka treguar arsyet e shkarkimeve të fundit në bazë të të gjeturave në Telekomi, KEK, Ibër-Lepenc, Hidroregjioni, Infrakos. Ajo ka thënë se gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes Telekomi kanë qenë 15,6 milionë euro, ndërsa më 2019 janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje.

“Gjatë vitit 2018 humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15.6 milionë euro, ndërsa më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje, pra humbjet janë rreth 50 për qind. Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50.2 milionë euro, ndërsa për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionë ose një rritje prej 16,3 milionësh”, ka thënë Hajdari.


Ministrja Hajdari ka rikujtuar se në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve, ka pasur shpenzime të tepërta si rroga të larta të menaxhmentit pesëfish sa rroga e ministrit, ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.

Ajo ka folur edhe për parregullsitë në KEK, ku janë ndarë bonuse për bordin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Ekonomisë të vitit 2017, shpenzime të paplanifikuara, probleme në prokurim, shkelje në punësim dhe nepozitëm.

“KEK-u përballet me rreth 20 milionë euro kër­kesa ligjore, si pasojë e keq­menaxhimit. Një pjesë e këtyre kërkesave rrezikojnë arbitrazhin, që mund të përcillet me kosto dhe ndëshkime shtesë. Në një tjetër rast, ndërmarrja nuk ka filluar me kohë dhe nuk ka vazhduar arbit­ra­zhin për borxhin në lartësi 4,5 milionë euro që një ope­ra­tor privat i ka KEK-ut nga viti 2013.Ndërmarrja i është detyruar rreth 11 mili­onë euro ndëshkime Administratës Tatimore të Kosovës. 6 milionë dyshohet se janë ndë­sh­ki­me e gjoba vetëm për shkak të moskomunikimit dhe shpër­filljes së rasteve prej për­fa­qësuesve të KEK-ut”, ka thënë Hajdari.

Ministrja Hajdari ka përmendur edhe disa nga keqmenaxhimet dhe shkeljet e kryeshefit ekzekutiv Agron Thaqi, të shkarkuar nga ndërmarrja Infrakos, i cili ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Ajo tha se janë gjetur edhe shkelje dhe keqpërdorime në punësime në këtë ndërmarrje.

“Në konkursin e fundit të datës 16.01.2020 të shpallur për punësime (17 pozita), nga kryeshefi Ekzekutiv Agron Thaqi, në kohën më të vështirë financiare të Infrakosit, ku Infrakosi nuk ka mjete të mjaftueshme për paga për stafin ekzistues e jo më të pranohen punëtorë të tjerë. Lista e të punësuarve në këtë konkurs në ndërmarrje tregon për parregullsi dhe nepotizëm, në procedura të rekrutimit, ku zyrtarët e Infrakosit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre, për të mundësuar punësime të reja. Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, gjatë rekrutimit e ka rritur numrin e pozitave pas datës së konkursit, pa arsye dhe pa ecuri ligjore nga 17 pozita sa kanë qenë në konkurs, në fund të rekrutimit i ka pranuar në pune 27 pozita”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka theksuar se shkarkimi i bordit të Ibër-Lepencit ka ardhur për shkak të humbjeve të akumuluara prej mbi 45 milionë eurosh, mosrealizimi i projekteve, mbipunësimi, nepotizmi, teksa në Hidroregjonin Jugor Prizren ka pasur shpenzime të pakontrolluara, mosrealizim të projekteve, investime të dyshimta dhe mos përputhje të pasqyrave financiare sipas gjetjeve të Auditorit.

Fjalimi i plotë

Ndërmarrja Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh. A.

Bordi i përkohshëm është mbështetur në këto gjetje në vendimet e shkarkimit të krye­shefit, zëvendëskryeshefave dhe të zyrtarit kryesor financiar:

Thellim i humbjeve — Gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15,6 milionë euro. Më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje. Pra, humbjet janë thelluar për 50 për qind.

Detyrimet në rritje — Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50,2 milionë euro, kurse për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionëve. Pra, kemi një rritje prej 16,3 milionësh.

Rikujtojmë gjithashtu:

Problemet me likuiditet — Ndërmarrja ka probleme me likuiditet, që është rënduar akoma gjatë pandemisë. Në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve.

Kur kemi shkarkuar bordin, kemi përmendur këto probleme kyçe:

Kontrata të pafavorshme — Ndërmarrja ka lidhur vazhdimisht kontrata të marketingut me portale fiktive ose për shuma të paarsyeshme; kontrata të ri­shitjes së shërbimeve me provizion tejet të lartë, të paarsyeshëm — që kanë qenë bazë për shkarkimin e bordit

Shpenzimet e tepërta — Ndërmarrja ka dhënë rroga të larta të menaxhmentit (pesëfish rroga e ministrit), ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.

Mbipunësimi — Ndërmarrja është rënduar me emërime e gradime pa kriter, nepotizëm e politizim. Punëtorët përballen me diskriminim në paga.

Ndërmarrja Publike Qendrore “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës” Sh. A.

Bordi i ri ka shkarkuar kryeshefin dhe zëvendëskryeshefin. Ka emëruar ushtrues dety­re të kryeshefit z. Luigj Ymeri, drejtor i termocentralit Kosova B. Në ndërmarrje kemi identifikuar këto gjetje, për të cilat përgjegjësinë e ndajnë bordi i shkarkuar dhe dy ish-zyrtarët e lartë tashmë të shkarkuar:

Bonuset në kundërshtim me vendimin e Ministrit — Më 2017, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar dhënien e bonuseve për bordet e ndërmarrjeve publike. Por bordi i KEK-ut ka vendosur t’i ndajë vetes bonuse. Për më tepër, në vitin 2019 ka përcaktuar kriteret për t’ia vlerësuar vetes punën që ka bërë më 2018. Vendimet e bordit pra janë jo vetëm të paligjshme, por të turpshme.

Shpenzime të paplanifikuara, problemet në prokurim — Në vazhdimësi ka probleme me tenderët. Një nga shembujt më të fundit është kontrata mbi 1-milionëshe e skanimit: Në dhjetor të vitit të kaluar, KEK-u ka lidhur kontratë me vlerë mbi 1 milion euro për të digjitalizuar dokumente. Kontrata s’ka qenë fare e paraparë në planin e biznesit.

Shkeljet në punësim

Nepotizmi — Listat e të punësuarve në ndërmarrje dëftojnë për parregullsi dhe nepo­ti­zëm në procedura të rekrutimit. Anëtarët e bordit kanë arritur të punësojnë të afër­mit e tyre në pozita të rën­dë­sishme në menaxhment.

Dyfishimi i pozitave — Për të mundësuar punësime të reja, ndërmarrja ka dy­fi­shuar pozitat dhe një­sitë administrative pa arsye e pa ecuri të ligjshme. Janë emë­ruar pa konkurs zyrtarë në sa e sa pozita të rëndësishme.

Emërimet e gradime të parregullta — P.sh., është emëruar zyrtari i auditi­mit të brend­shëm pa qenë fare kontabilist i certi­fi­ku­ar, siç kërkohet me ligj.

Punësimi i pensionistëve — KEK-u ka punësuar kundërligjshëm persona mbi moshën 65-vjeçare të pen­si­o­nimit dhe i ka mbajtur në punë për vite të tëra. Rrje­dhimisht, ka shkaktuar dëm që kalon vlerën 270 mijë euro. Bordi nuk ka ndër­marrë veprime konform ligjit për të trajtuar këtë çështje.

Diskriminimi në paga — Struktura e pagave është përpiluar sipas perso­nave, jo pozitave. Ka punonjës që paguhen dyfish sa eprori.

Keqpërdorimet me pagat jubilare — Ndërmarrja nuk u ka paguar puno­njës­ve të vet pagat jubilare që u takojnë, duke shkaktuar konteste të kush­tuesh­me në gjy­kata. Por në prag të zgjedh­je­ve, ndërmarrja u ka dhënë pagë jubi­la­re puno­njës­ve që nuk kanë pasur këtë të drejtë, dhe kështu ka shkak­tuar padi për diskriminim dhe shpenzime shtesë të pro­cedurave gjyqësore.

Keqmenaxhimi i pronës dhe shkelje të tjera

Vonesat në shpronësime — Shkaku i mosveprimit dhe mosbashkëpunimit me komunën, ndërmarrja shpronëson ngastra pasi ato të jenë mbushur me ndërtesa spekulative, që s’kanë qëllim tjetër pos të përfitojnë nga kompen­simi për shpro­nësim. Kostoja e shpronësimit në dy projekte të fundit, për sipër­faqe prej rreth 170 hektarësh, pritet të tejkalojë 50 milionë euro.

Rreziku nga kërkesat ligjore — KEK-u përballet me rreth 20 milionë euro kër­kesa ligjore, si pasojë e keq­me­naxhimit. Një pjesë e këtyre kërkesave rrezikojnë arbitrazhin, që mund të përcillet me kosto dhe ndëshkime shtesë. Në një tjetër rast, ndërmarrja nuk ka filluar me kohë dhe nuk ka vazhduar arbit­ra­zhin për borxhin në lartësi 4,5 milionë euro që një ope­ra­tor privat i ka KEK-ut nga viti 2013.

Keqmenaxhimi i financave — Ndërmarrja i është detyruar rreth 11 mili­onë euro ndëshkime Administratës Tatimore të Kosovës. 6 milionë dyshohet se janë ndë­sh­ki­me e gjoba vetëm për shkak të moskomunikimit dhe shpër­filljes së rasteve prej për­fa­qësuesve të KEK-ut.

Shpenzime të tjera — Ndërmarrja ka blerë pa nevojë mbi 20 vetura, ka paguar për shërbime të kontraktuara pa procedura ligjore, dhe ka lidhur kontrata për shit­blerje të energjisë me operatorë që dyshohen të jenë rremë. Në fund, u janë dhënë bonuse menaxhmentit dhe auditorëve, si nxitje për të mos audituar menaxhmentin.

Aktakuza ndaj drejtorit — Në prill 2020, Prokuroria Speciale ka ngritur akt­akuzë ndaj anëtarit të bordit të shkarkuar dhe disa zyrta­rë­ve të lartë të KEK-ut për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyr­tare në lidhje me pro­nën e ndër­marrjes. Dëmi i shkaktuar sipas aktakuzës është rreth 12 milionë euro.

Ndërmarrja Publike Qendrore NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A.

Qeveria ka shkarkuar bordin duke pasur parasysh këto gjetje:

Humbjet — Ndërmarrja ka humbje të akumuluar prej mbi 45 milionë eurosh.

Mosrealizimi i projekteve

Nuk është realizuar projekti “Riparimi i kanalit kryesor Mihaliq–Besi”.

Nuk është realizuar projekti “Sanimi i rrëshqitjes së dheut” nga viti 2018. Vlera e kontratës ishte gati 500 mijë euro.

Qeveria e Kosovës ka marrë 22 milionë euro kredi për Ibër-Lepencin, për të mbështetur projektin “Siguria e ujit dhe mbrojtja e kanalit”. Gjatë tri vjetëve prej se ka filluar implementimi, janë disbursuar vetëm 2 për qind e mjeteve.

Mbipunësimi

Ekspertët thonë se Ibër-Lepenci mund të operojë me më pak punëtorë.

Më 2017, 73 për qind e të hyrave janë dhënë për paga e mëditje. Por ndër­marr­ja ka planifikuar të shtojë punësimin në planin e 2018-tës. Punëtorët e rinj janë punësuar më 2019.

Nepotizmi — Punësimi mbi baza familjare dhe lidhje me partitë politike është më se i dukshëm në ndërmarrje.

Ndërmarrja Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjoni Jugor” Sh.A.  Prizren

Qeveria ka shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrjeje dhe ka emëruar një bord të përkohshëm. Theksojmë këto gjetje:

Opinioni i auditorit — Gjendja me pasqyrat financiare është përkeqësuar nga viti në vit. Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar për vi­tin 2017, që domethënë se pasqyrat financiare kanë pasur gabime materiale në disa as­pekte. ZKA ka dhënë opinion të kundër për vitin 2018, që domethënë se pas­qy­rat financiare nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë në të gjitha aspektet. Për­gjegjësia bie drejtpërdrejt mbi bor­din e shkarkuar, që ka qenë i emëruar më 2015, ka pranuar pasqyrat financiare dhe nuk ka marrë masa për të adresuar çështjet.

Shpenzimet e pakontrolluara — Përgjatë viteve 2016 e 2017, ndërmarrja ka shpenzuar rreth 50 për qind më shumë nga ç’ka planifikuar të shpenzojë. Për 2016, s’janë planifikuar as 3,5 milionë euro shpenzime, por janë harxhuar mbi 5 milionë. Për 2017, s’janë planifikuar as 3,5 milionë, e janë shpenzuar gati 5,4 milionë euro. Ndërmarrja ka planifikuar mbi 8 milionë shpenzime për 2018-tën, shumë përtej shumës së planifikuar dhe të shpenzuar në vitet paraprake. (Raportet e ZKA-së)

Mosrealizimi i projekteve — Donatorët ndërkombëtarë janë ankuar vazh­di­misht për pengesa në projekte investive për shkak të mosbashkëpunimit të me­naxhmentit. Bordi nuk ka adresuar situatën.

Investimet e dyshimta — Ndërmarrja ka dhënë një tender për të shpuar puse të ujit mes puseve ekzistuese. Çdo person laik do të mund të këshillonte ndër­marrjen se shpimet e reja nuk do të rrisnin sasinë e ujit që mund të nxirret. Në rastin e KRU Hidroregjionit, sasia e ujit që nxirret nga këto puse ka rënë.

Ndërmarrja Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos Sh. A.”

Bordi i përkohshëm ka larguar kryeshefin, që më parë ka qenë i pezulluar nga puna.

“Disa nga keqmenaxhimet dhe shkeljet e Kryeshefit Ekzekutiv z.Agron Thaqi, Ndermarrja Pubklike Infrakos SH.A:

“ 1. Ka te ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda për vepër penale keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“ 2. Janë duke zhvilluar hetime nga Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të rënda, për keqpërdorim të Pronës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos, në pronëë te Stacioni i Trenit, Komuna Prishtine.

“ 3. Ka shkelje dhe keqmenaxhim në patundshmëri, në procedura si dhe ne dhenien me qira te pronave te Infrakosit.

“ 4. Infrakosit i kanë kushtuar me shumë se 4 milionë Euro borgje si: Operatori i Trenave Trainkos, Telekomi i Kosovës si dhe furnitorë tjerë siç janë qiramarrësit e pronave etj. Po ashtu Infrakosi ka borgje në obligime tatimore ndaj Institucioneve të shtetit dhe obligime ndaj furnitorëve tjerë mbi 2.5 milionë Euro. Nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi nuk jane marrë masat e duhura për shlyrjen e këtyre borgjeve.

“ 5. Shkelje dhe keqpërdorime në punësime, punësimet nga Kryeshefi Ekzekutiv Agron Thaqi, janë bërë në kundërshtim me krijimin e kushteve të barabarta për punë dhe punësim si; punësimi dhe sistemimi i punëmarrësve jo sipas meritës por sipas lidhjeve miqësore e familjare etj. Po ashtu te disa zyrtarë nuk korrespodon vendi i punës (pozitës) që e mbajnë me kontratën që e kanë për punë (pozitë). Në konkursin e fundit të datës 16.01.2020 të shpallur për punësime (17 pozita), nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, në kohën më të vështirë financiare të Infrakosit, ku Infrakosi nuk ka mjete të mjaftueshme për paga për stafin ekzistues e jo më të pranohen punëtorë të tjerë.

“Lista e të punësuarve në këtë konkurs në ndërmarrje tregon për parregullsi dhe nepotizëm, në procedura të rektutimit, ku zyrtarët e Infrakosit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre, për të mundësuar punësime të reja. Kryeshefi Ekzekutiv Agron Thaqi, gjatë rekrutimit e ka rritur numrin e pozitave pas datës së  konkursit, pa arsye dhe pa ecuri ligjore nga 17 pozita sa kanë qenë në konkurs, në fund të rekrutimit i ka pranuar në pune 27 pozita. Si dhe ka nënshkruar kontrata në mënyrë jo ligjore të këtyre punëtorëve të rinj, sepse kontratat për punëtorët e rinj nënshkruhen me një afat të caktuar të punës provuese e jo të nënshkruhet kontrata e përhershme.

“ 6. Mos transparencë rreth zbatimit të projektit- Rehabilitimi i pjesës jugore te linjës 10-të hekurudhore Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

“ 7. Ka ankesa nga Sindikata e Pavarur e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos, për keqpërdorim dhe keqmenaxhim nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, si në: Punësimi i tepërt në administratë, dhe jo vetëm, pa asnjë kriter, dhe nepotizëm, keqpërdorime në Sektorin e Patundshmërisë, ku është dëmtuar kompania në masë të madhe, Keqpërdorimi i mjeteve financiare përmes tenderëve në sektorë të veçantë, Keqpërdorimi i Projektit për rehabilitimin e Hekurudhës, si dhe mos pagesa e Trustit dhe Tatimit në paga e stafit të Infrakosit.

“Prandaj duke u bazuar në të gjitha këto shkelje dhe keqpërdorime Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi ka vepruar në kundërshtim me detyrat fiduciare (të besuara), si: Drejtësi, llogaridhënie, ndershmëri, përgjegjësi dhe besim.”

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori