LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i frikës nga kriza energjetike, tek qytetarët e Maqedonisë rritet interesimi për blerjen e drunjëve për ngrohje

Shkaku i frikës nga kriza energjetike, tek qytetarët e Maqedonisë rritet interesimi për blerjen e drunjëve për ngrohje

Edhe përskaj rritjes së çmimit të druve për ngrohje, rriten kërkesat e qytetarëve për pajisje me to, dhe në këtë mënyrë depotë që merren me këtë veprimtari ballafaqohen me mungesa të druve.

Në njërën prej depove që vizitoi ekipi i televizionit Alsat, këtë vit ka pasur më shumë shitje se çdo vit tjetër, dhe arsyeja kryesore sipas shitësve është ndalesa e importit të peletave dhe frika nga reduktimi i energjisë elektrike.


“Krahasuar me vitet tjera, sivjet ne kemi filluar shumë më herët, edhe në muajin maj dhe e kemi pas të plotë që asnjë vjet se kemi pas ashtu. Kriza e përgjithshme ekonomike e bëri këtë dhe tani njerëzit janë të hutuar në këtë lëmi, se nuk e dinë ata nëse bëhet reduktimi i rrymës, prandaj bëjnë përgatitje para kohe. Shumë është vështirësuar, tepër, por ne mundohemi maksimum që t’i shërbejmë. Pak me vonesë, me pritje, por çdo klient që vjen ne mundohemi që ta shërbejmë. Mungesën e druve çdo ditë e kemi, por me prolongim të kohës ne i shërbejmë ata”, tha Naim Alia, shitësi i druve.

Alia tha se këtë vit çmimi i druve për metër kub është më i lartë, dhe kjo për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe pagesave të fuqisë punëtore.

Ai shtoi më tej këtë vit për fuqi punëtore paguhet dyfishi krahasuar me vitet paraprake.

“Nuk është i ngritur çmimi i druve, janë të njëjta, ose të Karagjizë ose të Jasen, që punojmë ne, nuk ka hyp çmimet shtetërore janë të njëjta, mirëpo fuqia punëtore është edhe nafta. Tash me të gjithë shërbimin ne që e bëjmë në pllac krejt, është 4700 denarë, me prerje me dërgesë deri në shtëpi me të gjithë shërbimin komplet deri në shtëpi”, theksoi Alia.

Drejtori i NP “Pyjet Nacionale”, Valentin Gruevski, konfirmoi për Alsat se ka rritje të kërkesës dhe se një pjesë e saj është rritur për arsye reale, ndërsa pjesa tjetër për shkak të spekulimeve se nuk do të ketë dru.

Ai siguroi se po bëjnë të gjitha përpjekjet që të mos ballafaqohemi me mungesën e druve.

“Këtë vit ‘Pyjet Nacionale’ do të prodhojë më shumë dru se një vit më parë. Më duhet të theksoj se kërkesa këtë vit është shumë më e madhe, një pjesë për arsye reale, ndërsa një pjesë tjetër për shkak të spekulimeve që plasohen se nuk do të ketë dru. Ne po punojmë në këtë drejtim dhe pjesën tonë do ta kryejmë”, tha Valentin Gruevski, Drejtori i NP “Pyjet Nacionale”.

Ndryshe,me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar Vendimin për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë për: drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peletit për ngrohje.

Sipas vendimit, marzhi më i lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori