LAJMI I FUNDIT:

Shiu nxjerr në pah problemet me rrjetin e kanalizimit

Shiu nxjerr në pah problemet me rrjetin e kanalizimit

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë për disa minuta rresht në kryeqytet, ka nxjerr në shesh edhe njëherë problemet me rrjetin e kanalizimit.

Një pusetë në Dragodan, rrugës së pjerrët për te varrezat e qytetit, është hapur në pamundësi për të përpirë gjithë shiun që ka rënë pasditen e së shtunës.


Në anën tjetër, emisioni i KTV-së i dedikuar për kryeqytetin “038”, ka raportuar mbrëmë se si edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës, në qendër të Prishtinës mund të hasësh në puseta të hapura, madje midis ndërtesash.

Komuna e Prishtinës e Ujësjellësi Rajonal Prishtina e hedhin fajin te njëra-tjetra, e qytetarët ankohen se janë të rrezikuar nga shfaqja e ndonjë epidemie.