Nënkryetarja e Prishtinës Besiana Musmurati ka njoftuar se është themeluar zyrtarisht Ekipi për të Drejtat e Fëmijës në Kryeqytet.

Sipas Musmuratit, ky ekip përbën hapin e parë drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe zbatimit të iniciativave e projekteve në dobi të fëmijëve.


“Besoj se një qytet që është i jetueshëm për fëmijët është një qytet më i mirë për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Musmurati ka theksuar se përpara janë planifikuar projekte dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kryeqytet. /Telegrafi/